Këtë vit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsi, Kuvendi e vazhdon praktikën e mbajtjes së seancës plenare të përshtatshme ekskluzivisht kushtuar barazisë gjinore dhe avancimit të të drejtave të grave.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski për sot me fillim në orën 11 në sallën “Maqedonia” e caktoi seancën e 146-të, e dyta me rradhë me këtë temë.
Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë , pika e vetme e rendit të ditës së seancës është Informacioni për aktivitetet dhe rolin e Klubit të deputeteve në përmirësimin e gjendjes së barazisë gjinore dhe avancimin e të drejtave të grave, në përbërjen e 10-të parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht në mandatin nga viti 2020 deri në vitin 2024. Ata theksojnë se për shkak të pranisë së më shumë të ftuarve, ajo do të ndihet edhe nga salla “Kupolla e madhe”.
Në seancë, siç theksojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë, përveç presidentit të shtetit dhe anëtarëve të qeverisë, si mysafirë në Kuvend janë të ftuar bashkëshortja e presidentit të shtetit, kryetare aktualë të komunave, ish-deputete, ish-ministre, kori diplomatik i vendit. Ftesa u janë dërguar përfaqësuesve të mediave, si dhe organizatave joqeveritare vendase dhe organizatave ndërkombëtare, aktivitetet e të cilave janë në sferën e promovimit të barazisë gjinore dhe që bashkëpunojnë në vazhdimësi me Klubin e deputeteve në Kuvend, që nga themelimi në vitin 2003 deri me sot.