SHOWBIZ

Jennifer Aniston thyen rrjetin me fotosesionin e ri, merr vëmendjen me bikinit 20.000 euro

Jennifer Aniston ka pozuar me një palë bikini seksi të dizajnuara nga ish-drejtori kreativ i Chanel, Karl Lagerfeld, për koleksionin e pranverës 1996.

Ato që ka veshur aktorja e njohur aktualisht kushtojnë 16.551 euro. Ky lloj i rrobave të banjos quhet ‘nipplebikini’ pasi në thelb mbulon vetëm atë pjesë të trupit. Aniston ka pozuar me bikini minimaliste për kopertinën e revistës ‘Allure’. Këtë dizajn e kanë veshur edhe modelet Eva Herzigova dhe Stella Tennat. Kim Kardashian e ka veshur në vitin 2018 dhe tani është kthyer në modë.

“Ndihem më së miri për këtë që jam sot, më mirë se kurrë në të 20-at ose 30-at e mia, madje edhe në mesin e të 40-tave. Duhej të ndalonim së thëni fjalë të këqija për veten tonë. Një ditë do të bëhesh 65 vjeç dhe mendo se dukesha e shkëlqyeshme në moshën 53-vjeçare”.

Aktorja e njohur tregoi gjithashtu se bëri gjithçka që ishte e mundur në përpjekjen e saj për të mbetur shtatzënë dhe gjithashtu pohoi se ish-bashkëshorti e la pasi nuk do t’i jepte fëmijë.

“Po përpiqesha të mbetesha shtatzënë. Ishte një rrugë sfiduese për mua, rruga e krijimit të foshnjes. Gjithë vitet t e spekulimeve… Ishte vërtet e vështirë. Unë isha duke kaluar IVF, duke pirë çajra kinezë, thuaj. Unë do të kisha dhënë çdo gjë nëse dikush do të më thoshte: “Ngrini vezët. Bëjini vetes një nder”. Thjesht nuk e mendon. Thjesht u kujdesa për karrierën time dhe Zoti na ruajt një grua e suksesshme dhe nuk ka fëmijë. Dhe arsyeja pse burri im më la, pse ne u ndamë dhe i dhamë fund martesës, ishte sepse nuk do t’i jepja një fëmijë. Ishte gënjeshtër absolute. Nuk kam asgjë për të fshehur në këtë moment”.


Top Channel

Related posts

Rita Ora ngre peshë skenën e M&S Bank Arena në Eurovision Song Contest 2023

admin

Pas 9 vitesh, me çfarë u zëvendësua selfie ikonik i yjeve të “Oscar 2014”?

admin

“Dita e Verës”/ Në Korçë, ndizen zjarret tradicionale të ardhjes së pranverës

admin

Leave a Comment