AKTUALE

Faton Ahmeti: Fjalët janë të pakta për të përshkruar sakrificën e familjes Jashari

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka kujtuar epopenë e UÇK-së dhe sakrificën e familjes Jashari 26 vite më parë. Ahmeti në postimin e tij shkruan “Fjalët janë të pakta për të përshkruar sakrificën e familjes Jashari, ku i madh e i vogël, gra e burra, qëndruan stoikisht para ushtrisë së një shteti okupator, duke treguar vendosmërinë e tyre për ta parë Kosovën si shtet sovran, të pavarur dhe demokratik”.

Fjalët janë të pakta për të përshkruar sakrificën e familjes Jashari, ku i madh e i vogël, gra e burra, qëndruan stoikisht para ushtrisë së një shteti okupator, duke treguar vendosmërinë e tyre për ta parë Kosovën si shtet sovran, të pavarur dhe demokratik.
Sot shënohet 26 vjetori i Epopesë së UÇK-së, dita kur e gjithë bota, falë rezistencës së Familjes Jashari, kuptoi se shqiptarët janë autokton në tokat e tyre, se nuk robërohen dhe se dorëzimin nuk e njohin si opsion.

Banner

Related posts

Osmani uron Bullgarinë për Ditën e saj Kombëtare: Jam e kënaqur që shoh bashkëpunimin dypalësh

Gjyla Halili

Netanyahu thotë se sistemet për mbrojtje ajrore janë aktivizuar: Kushdo që na lëndon, do ta lëndojmë

Gjyla Halili

Funksionerat e Alternativës me vetura zyrtare, ua bllokojnë gazetarëve kamerat me çamçakëza

admin