Sot më datë 03.03.2024-e diel- në Xhaminë e Mezinit-Malësisë në Gostivar, në prag të muajit Ramazan, u realizua solemnitet fetar me rastin e përfundimit të hatmeve të Kur’anit Famëlartë nga nxënësit e mektebit që e ndjekin mësimbesimin fetar në këtë xhami, tek mualimi H. Sehad ef. Miftari. Në këtë manifestim përpos xhematit, familjarëve dhe mysafirëve të shumtë, hoxhallarëve të rrethit të Gostivarit pjesëmarrës ishte një delegacion i lartë i Bashkësisë Fetare Uslame në krye me Reisul Ulema i BFI e RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të cilin e shoqëronte nikoqiri, Muftiu H. Sabahudin ef. Zendeli, Reisul Ulema paraprak, H. Hfz. Arif ef. Emini, referentët e Muftinisë, hoxhallarë të vendit, etj. Në fjalën e tij përshëndetëse, Muftiu pasi e përshëndeti prezencën e Reisit, imamit, muezinit, këshillin e xhamisë dhe nxënësit/et si dhe të pranishmit, potencoi faktin se mësimbesimi islam nëpër mektebet e xhamisë është forma ku mësohen bazat e Islamit dhe leximi i Kur’anit Famëlartë. Duanë e hatmeve e bëri Hfz. Arif ef. Emini. Në këtë solemnitet, Reisul Ulemaja në fjalën e tij të rastit në nivel qendror, theksoi se mësimbesimi islam është edhe një dëshmi e fuqishme për procesin e zhvillimit të jetës fetare në këtë nënqiell dhe se rrjedhoja e dijes, shkrimit dhe lapsit janë të shenjta për besimtarët islam të cilët i zhvillojnë në jetën e tyre të përditshme. Në namazin e drekës priu imam Prof. Sherif ef. Deari. Në shenjë falënderimi, imamit dhe këshillit të xhamisë ju ndanë mirënjohje dhe nga një Kur’an. Në fund të programit, u bë shpërndarja e diplomave dhe Kur’anave nga ana e Muftiut dhe Reisul Ulemasë, me të cilat u dekoruan nxënësit/et e kësaj xhamie dhe më gjerë, që bënë hatme në këtë solemnitet, e që numri i tyre ishte 22 sish.