AKTUALE

Kasami dha me koncesion NPK-në për qytet më të pastër por Tetova u pëmbyt nga mbeturinat

Këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim Veton Murati përmes një postimi ka kujtuar kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami se premtoi qytet më të pastër duke garantuar se Tetova do të jetë e pastër arsye për të cilën këshilltarët e BDI-së i dhanë mbështetje të pa reservë. Por sipas Muratit 6muaj më vonë gjendja me mbeturinat në Tetovë po kthehehet gjithnjë e më shumë në një bombë ekologjike./Top24

Veton Murati : Me 7 shtator 2023 kryetari i Komunës së Tetovës jo që premtoi, por garantoi se me dhënien e higjienës komunale në partneritet publiko-privat, Tetova do jetë e pastër dhe se punëtorët do paguhen rregullisht!

Gjë që mund të degjohet dhe shihet me figurë dhe zë në videon e mëposhtme nga seanca e Këshillit Komunal.

Ne si opozitë në Këshillin Komunal u zotuam të votojmë këtë kontratë me të vetmin qëllim që qyteti të jetë i pastër.

Sot pas gjashtë muajve Tetova është e ngulfatur në mbeturina, me deponi të shumta nëpër qytet, me tufa me qen endacak!

Por mos harrojmë se punëtorët e higjienës komunale vazhdojnë të jenë pa paga dhe pa sigurim shëndetësor.

Ndërsa çmimi i shërbimit për mbledhjen e mbeturinave është rritur në mënyrë drastike.

Shitja e mjegullës dhe krijimi i amullisë mund të ketë efekt në afat të shkurtë, por vjen koha dhe demaskohesh.

Related posts

Gjelaj vlerëson lart kontribuesin e madh atdhetar Mark Nikollë Pjetrushin Lulgjuraj

Gjyla Halili

Mexhiti: Sot fillon lufta kundër korrupsionit

Gjyla Halili

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu vjen në tokën e vet shqiptare

admin