AKTUALE

Jehona e Malësisë më afër vendlindjes, komuna e Tuzit aprovon Sekretariatin për bashkëpunim me diasporën



Shoqata atdhetare “Jehona e Malësisë”, i ka dërguar shkresë komunës së Tuzit, me të cilën ka kërkuar krijimin e Sekretariatit për bashkëpunim me diasporën, me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit për të mirën e Komunës dhe idealeve të diasporës.

Jehona e Malësisë, ka dëshmuar konsistencë bashkëpunimi me komunën e Tuzit, me përkrahje dhe koordinim, si asnjëherë më parë, me ç’rast, ka dhënë propozim me qëllim të përshpejtimit të synimeve të përbashkëta.

Në një postim, Jehona e Malësisë ka publikuar shkresën dhe falënderimin në të cilin thuhet:
Dëshirojmë të falënderojmë kryesinë e komunës së Tuzit për konsiderimin dhe aprovimin e këtij sugjerimi që do t’i shërbejë diasporës dhe komunës së Tuzit, por mbi të gjitha do të shërbej për bashkimin dhe bashkimi është synimi dhe ideali i çdo shqiptari! 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱


Postimi i plotë:


Duke u bazuar në thënien e Winston Churchill: “Të përmirësosh do të thotë të ndryshosh; të jesh i përsosur do të thotë të ndryshosh shpesh”, ne si shoqatë sugjeruam një shtesë strukturore në komunën tonë, shtëpinë tonë të shtrenjtë.
Me bashkëpunim të ngushtë në këto 5 vitet e fundit, ne kemi parë nga afër dhe nga larg ndryshimin e madh të Malësisë sonë të dashur dhe vazhdimisht jemi përpjekur të jemi një palë konstruktive në krijimin dhe forcimin e institucioneve dhe këtë e kemi bërë si qytetar dhe bashkëpjestarë në sukseset dhe sfidat që ka dhe që do të ketë Malësia jonë, atdheu ynë.
Kemi punuar që marrëdhëniet mes Malësisë dhe diasporës të jenë sa më të afërta që të mund të veprojmë së bashku në sinkronizim të plotë që në të ardhmen e përbashkët marrëdhëniet të jenë edhe më të mira, investimet nga diaspora të jenë më të lehta dhe mbrojtja e interesave kombëtare të jetë në kohë reale dhe plotësisht e sinkronizuar.
Dëshirojmë të falënderojmë kryesinë e komunës së Tuzit për konsiderimin dhe aprovimin e këtij sugjerimi që do t’i shërbejë diasporës dhe komunës së Tuzit, por mbi të gjitha do të shërbej për bashkimin dhe bashkimi është synimi dhe ideali i çdo shqiptari! 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Lindon V. Gjelaj
Agron Dedivanaj
Ivan Ivanaj
Fisnik Gjokaj
Fadil Kajoshaj

Related posts

QMK: Tetë zjarre të në ambiente të hapura në 24 orët e fundit

Gjyla Halili

Faton Ahmeti i ftuar në iftarin e organizuar nga KV”Jashtë Vardarit”

Gjyla Halili

Sot në Bruksel diskutohet çështja e dinarit dhe Ohri

Gjyla Halili