AKTUALE

Apasiev i Levicës: UÇK dhe BDI në këmbë për Bujarin, ne po dështojmë

Banner

Mobilizimi masiv i aktivit të Bashkimit Demokratik për Integrim, në përkrahje të Bujar Osmanit për president të vendit, ka tërbuar kreun e Levicës, Dimitar Apasiev.

I shqetësuar nga dalja masive e shqiptarëve në përkrahje të Osmanit, Apasiev ka reaguar përmes një statusi duke përmendur në mënyrë ofenduese UÇK-në, BDI-në dhe shqiptarët që po votojnë për një president shqiptar, duke shprehur revoltën e tij për mos përkrahje nga qytetarët ndaj kandidatës së tyre.

“Sot është e dielë. Një ditë e qetë. Derisa ne jemi të shtrirë në shtëpi, UÇK-ja po mbledh nënshkrime për Bugar Osmanov në selinë e BDI-së në Çair. Sepse ata mund të bëjnë gjithçka.
Dhe pastaj do ankohesh: “Epo na e morën vendin ata”! Jo, jo, nuk e morën. Ne ua dhamë atyre. Nga paaftësia jonë”, shkruan Apasiev në Facebook.
Kujtojmë se që nga dita e parë e deri më sot një numër jashtëzakonisht i madh i njerëzve nga të gjitha Degët e BDI-së kanë nënshkruar në përkrahje të Bujar Osmanit në garën për president, kandidat ky i cili u zyrtarizua ditë më parë nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti./indeks.mk

https://www.facebook.com/dimitar.apasiev/posts/7227021464029796?ref=embed_post

Banner

Related posts

Trump thotë se do të ketë “gjakderdhje” nëse ai nuk fiton zgjedhjet

Gjyla Halili

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, merr pjesë në “Panairin e Ushqimit” në Gradec

Gjyla Halili

RAMIZ CERNICA NË KUVENDIN E KOSOVËS KA DISKUTUAR PA PLIS

admin