OPINIONE

INAUGURIMI I VEPRAVE NË MUAJIN SHABAN

Taxhudin Hamidi – Tetovë

Kuran, Kaptina An Nisa: 79.

“Çdo e mirë që të gjenë ty o njeri , prej Allahut është.
Kurse e keqja që të godet prej vetes sate.
Ne të kemi sjellë ty ( o Muhamed) si të Dërguar për të gjithë njerzimin.
ALLAHU MJAFTON PËR DËSHMITARË”.
Çështja të trajtohet me besim është karakter dinjitoz e çdo lënde dhe vepre me procese të shumta për t’u ngjitur në qiell.
Vazhdimisht kërkohet dhe trajtohet që gjendja dhe çështja e çdo situate të paraqitet dhe analizohet para deskut gjykues të sigurisë dhe drejtësisë.
Pasi gjendemi në naten e 15 të muajit Shaban me siguri defakto kjo natë na detyron dhe na obligon të thellohemi ne ibadet, lutje, përgjërim,analiza dhe sondazhe jo të rëndomta dhe formale por për të instaluar rrjetin efukativ, kritik dhe shkencoro hulumtues në jetën e çdo individi.
Nata e 15 të muajit Shaban na tredonse domosdoshmërisht duhet të përgaditetmi para sfidave dhe rezistencës botrore me preteks të destabilizimit të vendbanimeve me infrastrukturë të organizuar të xhamiave.
Xhamiat padyshim se paraqesin platformën e një ideali dhe projekti ku refuzojnë dhe mohojnë të gjitha tentativat të hapta apo sekrete në lidhje me destabilizimin e tyre konform investimeve dhe iniciativave të huaja që përmes objekteve fetare të shtrinë influencën e tyre bizare dhe famëkeqe.
Qëllimi është pengimi i stabilitetit në vendbanimet shqiptare me infrastrukturë dhe operativë funksionale të xhamiave.
Xhamiat të cilat dëshmojnë për unitetin dhe mbarëvajtjen e organizimit në kuadër të organeve të tyre më të larta.
Duke pritur dhe konkluduat nga analist të sigurisë të cilat përcjellin elenetin e religjionit në përfshirjen e destabilizimit ne rajon përmes objekteve fetare të të gjitha feve është një alarm që befadon dhe trishtonë të gjithë besimtarët e rajonit.
Të gjith mundohen ta heshtin dhe ta zhvendosin nga pozicioni i sigurise duke e trajtuar si petsonale dhe fluide të përkohshme.
Por asesi nuk i ngjanë një mase fluide dhe palijative.
Me siguri influenca dhe fuqia e armatosur ruse me politika të kurdisura dhe të njohura po instalonë këtu aty disa celula të destabilizimit në rajon duke penguar frymën e paqes, sigurisë dhe stabilitetit.
Politikat religjioze dhe fetare përmes i frastrukturës së tyre dhe konstruktit finansiar kanë qenë në shënjestër duke dedtabilizuar fundamentin e tyre oeganizativ dhe operativ.
Ditët e fundit alarmi i ekspertëve të sigurisë na shqetëson dhe frigon pa masë dhe të institucioneve të ndryshme për siguri se në shqipëri nga 860 xhamia 600 nga ata nuk janë të kontrolluara nga KMSh.
Që është shumë befasuese dhe destabiliziese sepse ky numër nga 600 po shfrytëzohen nga politikat irano-ruse.
Eksperti i sogurisë B.E.thotë se dyshimet janë të sigurta se rusia përmes iranit ka arritur të depërtojë në institucionet fetare.
E gjith kjo për të ushtruar aktivitet e ndryshimit dhe frymën e dezorientimit evropjan dhe paqëdashës për rajonin.
Prandaj duke qenë në 15 Shaban dhe në pragë të muajit Ramazan dhe duke qenë të vetëdijshëm se lutjet, veprat, projektet, siguria, ruajtja e rendit dhe zbatimit të ligjeve është një imperativ i kohës të cilën e presin dhe e përjetojnë besimtarët në rajon.
Të mos lejojmë që asetet e institucioneve fetare dhe t objekteve fetare xhamiat dhe kishat të i prekin dhe të llogaritin të pa mbrojtura apo të i shfrytëzojnë si operativa, strehimore të formacioneve për të destabiliziar organizinin e tyre si p.sh.ajo në Banjsko ku kisha u shfritëzua për destabilizim dhe vrasje.
Objektet fetare dhe institucionet sakrale duhet të mos përdoren për formacione dhe struktura të caktuara të cilat mund të i përdorin për sulme dhe propaganda anti fetare .
Prandaj të gjithë besimtarët musliman kudo që gjenden në rajonë nga vitet ’81, 91, e deri tek luftrat seriale në ballkan janë goxha të vetëdijshëm se religjioni dhe asetet e BF ne rajonë përmes mekanizmave latente po fshehin destabilizimin në rafshin poliotik dhe ekonomik duke organizuar iniciativa të kastës anti fetare dhe anti demokratike ne rajon apo ballkan.
E vetmja mënyrë për të kthyer reputacionin dhe besimin në vendbanimet me infrastrukturë fetare është detyrim i prerë nga mendime serioze që të mos lejohet alarmi për dedmstabilizim mbrenda aseteve të Bashkësive Fetare ne Rajon.
Në një analizë të rahmetli Dr. Rexhep Boja i cili garanton se ne nuk jemi as arap as turk por shqiptarë dhe organizohemi me mjetet e bedimtarëve tanë mislimsn shqipëtarë.
Shpresojmë që 15 Shaban me lutjet, begatitë dhe veprat e dinjtoze të besimtarëve të kuptojmë se jemi të zotët në vendin tonë.
Muaji Shaban na mësonë të mos e konsumojmë veten në sherr dhe përtej sherrit.
Por vazhdimisht të mbetemi konstruktiv para ajejetve dhe argumenteve të Kuranit Fisnik.

Related posts

PREMTIMET PARAZGJEDHORE PËR KRYETAR TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT – SA PREJ TYRE JANË TË REALIZUESHME!?

Gjyla Halili

SERBIA PAS PËRFUNDIMIT TË LUFTËS RUSI-UKRAINË

Gjyla Halili

Nëse shprehni qëndrim, anim a bëni tifo për dikë – bëjeni me karar…

Gjyla Halili