Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot e vizitoi Komunën e Dibrës. Kryeministri Xhaferi u informua për dinamikën e realizimit të aktiviteteve ndërtimore në rrugën Burimi -Ura e Garit, pas çka dha deklaratë për mediat.
Kryeministri Xhaferi ishte edhe në vendin ku realizohet rikonstruktimi i SHM “Fusha e Dibrës”
Më vazhdim është teksti integral i deklaratës së Kryeministrit Xhaferi:”Punë kryes, mbikëqyrës të punëve për realizimin e projektit të ndërtimit të rrugës rajonale, Ura e Garit, gjegjësisht Dibër. Sot në saja të aktiviteteve të Qeverisë, gjegjësisht aktivitetet të mija si Kryeministër, në mbikëqyrjen e realizimit të projekteve të filluara me punë të Qeverisë, jemi sot këtu në këtë pikë të mbikëqyrjes.
Bëhet fjalë për projekt të rrugës rajonale që do të lidh Kërçovën, Dibrën dhe zonën e Rekës së Epërme dhe të Poshtme dhe fshatrat përkatëse, ata që do të ketë rrugëtim Llazaropole si pika më e njohur në nivel të shtetit në kuptim të hapësirës. Është një mundësi për të parë realizimin e rrugëve. Nga mbikëqyrësit morëm informatat e duhura për dinamikën e kryerjes së punëve dhe supozimet e tyre janë edhe siç planifikohen nga fundi i vitit të përmbyllet projekti. Kjo mundëson lehtësim të komunikimit të banorëve që jetojnë në këtë zonë dhe të kenë dalje më të shpejtë në autostradën, gjegjësisht Korridorin 8, për të mundur edhe ekonomia por edhe qytetarët të kenë benefite nga shfrytëzimi i kësaj rruge.
Siç mund edhe të dëgjojmë edhe siç dimë nga projekti, gjatësia e rrugës është rreth 20km, me vlerë mbi për rreth 20 milion euro kosto të siguruara dhe gjithsesi do të mbetet në fund të inspektojmë edhe kualitetin e punëve të kryera. Tash shohim se sipas projektit d.m.th. janë duke u kryer punët e parapara siç i parasheh projekti. Në fund do të shohim atë që është finalja e kryerjes së këtij projekti.
Më tepër skam çka të them për projektin këtu. Më gëzon fakti që është ide e kamotshme, qëllim i kamotshëm. Për këtë rrugë unë e di edhe nga vitet e 80ta është ndërtuar për qëllime tjera në sistemin e mbrojtjes, por për fat të mirë edhe kjo është një faktografi që nga një ide për mbrojtje po shndërrohet në ide për qarkullim të lirë në kontekst të asaj çka janë edhe përcaktimet e vlerave Evropiane për lëvizje të lirë, për komunikim të lirë mes njerëzve, mes popujve, mes vendeve. Kështu që, është në sajë të ndërlidhjes së infrastrukturës së vendit dhe do të mundëson qarkullim ndërshtetërorë më gjerë sa sa që është dhe jo vetëm këtu rajoni. Kështu që presim ta përurojmë dhe ta gëzojmë gjithë këtë.”