AKTUALE

KSHZ me sqarim të veçantë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Në një sqarim të veçantë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka dhënë instruksionet për procedurat e kandidimit, gjegjësisht për grumbullim të nënshkrimeve për përkrahje të listës së parashtruar për kandidat për President të Republikës dhe për listat për kandidatë për deputetë kur lista është e parashtruar nga grup i zgjedhësve.

Në këtë sqarim thuhet:

Mbledhja e nënshkrimeve fillon ditën e dhjetë nga dita e shpalljes së zgjedhjeve dhe zgjat 15 ditë.

Mbledhja e nënshkrimeve fillon më 23 shkurt dhe zgjat deri më 8 mars në orën 24:00.

Gjatë mbledhjes së nënshkrimeve, Seksionet dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, do të punojnë çdo ditë në periudhën e paraqitur, pa ndërprerë në periudhën prej orës 08:00 deri në orën 20:00 ditën e ardhshme, përkatësisht 8 mars deri në orën 24:00.

Iniciativa për mbledhjen e nënshkrimeve për përkrahje të përkrahje të listës së parashtruar për kandidat për President të Republikës dhe për listë të parashtruar për kandidatë për deputetë kur lista është e parashtruar nga “grup i zgjedhësve” iniciohet me dorëzim të Njoftimit dhe Deklaratës (https://drive.google.com/file/d/1QpAHy23Hpuja0Ndt_gp3PWbrJk_LRwMY/view) në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, nga kandidati i propozuar, përkatësisht personi i autorizuar nga ai me autorizim të përgjithshëm të vërtetuar në noter.

Autorizimi i përgjithshëm që e jep kandidati për të cilin mblidhen nënshkrime vlen edhe për dërgimin e njoftimit dhe të deklaratës në KSHZ si dhe dërgimin e formularëve përkatës në seksionet dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, shikim në nënshkrimet e paraqitura për listën për kandidat për të cilën janë të autorizuar dhe marrje të formularit me nënshkrimet e mbledhura.

Personi i autorizuar nga parashtruesi i iniciativës, mund të autorizojë person tjetër për çdo seksion dhe zyrë rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, që në emër të tij t’i kryen aktivitetet e cekura me autorizime të veçanta. Autorizimet duhet të vërtetohet në noter, origjinali i autorizimit u dërgohet seksioneve dhe zyrave rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kopjen e mban parashtruesi.

Në njoftimin shënohet që do të mblidhen nënshkrime për përkrahje dhe ceket në cilat seksione dhe zyra rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe noterë do të mblidhen nënshkrimet.
Seksionet dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve ( https://www.sec.mk/kontakti/ ):

Seksioni rajonal Gjevgjeli, kompetent për komunën Gjevgjeli, Dojran dhe komunën Bogdanci.

Zyra Vallandovë, kompetente për komunën Vallandovë.

Seksioni rajonal Kërçovë, kompetent për komunën Kërçovë.

Zyra MakedonskiBrod kompetente për komunat MakedonskiBrod dhe Pllasnicë.

Related posts

Faton Ahmeti në iftar me KV “Migjeni”

Gjyla Halili

Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës 32-vite më parë, Flutura Açka: Vetëm duke kujtuar i njohim brezave të rinj alarmin e diktaturës

admin

Kandidati për President, Bujar Osmani: Drejt një të ardhme më të ndritur, të ndërtuar mbi parimet e demokracisë, drejtësisë dhe barazisë

Gjyla Halili