AKTUALE

Manoleva: Rritet interesimi për vaksina kundër kollës së mirë

Është rritur interesimi për vaksinim kundër pertusisit ose siç njihet në popull kollës së mirë, deklaroi sot zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva, pas vizitës në poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup.

“Lajmi i mirë është se është rritur interesimi për vaksinim, ndërsa këtë e tregojnë edhe numrat. Për periudhën prej 01.01-08.02.2024 ka pasur 669 fëmijë të vaksinuar nga mosha parashkollore, në periudhën e ardhshme, gjegjësisht prej  09.02 – 21.02.2024 janë gjithsej 872 fëmijë të vaksinuar. Gjithashu, komplet të vaksinuar me pertusis në moshë shkollore në periudhën prej 01.01-08.02.2024 ishin 127 fëmijë, ndërsa në periudhën e ardhshme – 264 fëmijë”, informoi Manoleva.

Banner

Related posts

Drilon Ganiu: Energjinë që solli Omeragic e ndjejnë të gjithë, do të sjellë rezultate

Gjyla Halili

Ky është parashikimi i motit për sot

admin

Prej sot pritet të ulet çmimi i mbi 1000 produkteve në RMV

Gjyla Halili