Duke folur për zgjedhjet e 8 majit dhe rezultatet që pritet të dalin nga këto zgjedhje, zëvendës kryeministri Artan Grubi në RTV Dukagjini, në
“Personale” tha se Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit do të jetë fitues, sepse siҫ thotë këtë e dëshmojnë edhe sondazhet e opozitës, dhe organizatave ndërkombëtare, raporton indeks.mk
Grubi është i bindur se BDI-ja merr më shumë se 50%, të votave të shqiptarëve.
“Të gjitha sondazhet, edhe të opozitës po edhe tonat, po edhe të organizatave, siҫ janë IRI po edhe të tjerëve, BDI-ja merr më shumë se 50%, shembull nëse janë 200 mijë shqiptar, BDI merr më shumë se 100 mijë vota. Gjithmonë ka qenë kështu”, tha Grubi.
Foli edhe për opozitën, deklaroi se të gjithë ata që sot kanë formuar parti e janë në opozitë, janë derivate të BDI-së.
“BDI-ja ka atë që nuk e kanë të tjerët, të gjitha partitë që janë në opozitë janë derivat i BDI-së. Të gjithë kanë qenë, me BDI-në, dikush deputet, dikush sekretar e cka jo tjetër, e kur nuk mundën t’i përmbushin egot e tyre, u larguan, formuan parti në vehte”, shtoi ai./indeks.mk/
previous post