AKTUALE

Taravari: Lëvizja po vjen! S’dua të përmend as kundërshtarë politik më, betejën do ta bëjmë me sistemin e kalbur 22-vjeçar

Në ditën e zyrtarizimit të bashkëpunimit mes ASH-së dhe LEN, kreu i ASH-së, Arben Taravari tha se opozita shqiptare më nuk do të përmend kundërshtarët politik, përcjell TV21. Taravari tha është i bindur se do të korrin sukses më 8 maj në zgjedhjet parlamentare.

“Unë s’dua të përmend as kundërshtarë politik më, ne do ta bëjmë betejën politike me një sistem të kalbur 22-vjeçar që i mërgoi shqiptarët, i nënçmoi shqiptarët në çdo aspekt e prishi dhe shkatërroi të gjithë sistemin e vlerave që ekzistonin te shqiptarët, prandaj kundërshtari jonë është sistemi i kalbur, kurse ne jemi opozita e bashkuar, në të cilën opozitë nuk duhet më të përmendin emra partish, emra individësh, por ta themi thjesht Lëvizja po vjen, Lëvizja do ta sjell ndryshimin më 8 maj”, tha mes tjerash Taravari.

Banner

Related posts

Bdi akuzon qeverinë për shkelje të të drejtave të artistëve dhe nënvlersim të sektorit të kulturës

Gjyla Halili

Tetovari humb jetën në një aksident trafiku në rrugën Mavrovë – Dibër, ndërsa bashkëshortja lëndohet rëndë

Gjyla Halili

Fushatë kundër Ahmetit nga media afër VMRO-së, narrativë e rreme e izolimit nga ndërkombëtarët

Gjyla Halili