AKTUALE

Koncert dedikuar ditës së të dashuruarve, “Puccini in love” ngjitet sonte në Opera

Banner

Mbrëmja e 14 shkurtit do të vijë me një program dedikuar dashurisë dhe ndjenjave në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Veprat më të fuqishme dedikuar dashurisë nga kompozitori Pucini i cili i ka kënduar dashurisë në të gjitha dimensionet e saj do të ngjiten në skenë të interpretuara nga një kast i mrekullueshëm artistësh.

Arie si “La Boheme”, Madam Butterfly”, “Il Tabarro”, por edhe arie të tjera të cilat do të mirëpresin publikun në një natë të paharruar dedikuar dashurisë.

“Të interpretosh një nga kompozitorët më të njohur botëror sikurse është Pucini nuk është e lehtë”, kështu shprehet Baritoni Armando Likaj.

Ariet kërkojnë një forcë të jashtëzakonshme interpretimi dhe teknike.

Koncerti ‘Puccini in love’ do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operas mbrëmjen e 14 shkurtit në orën 19:00.

Banner

Related posts

Mexhiti në Saraj takon kryefamiljarë dhe ish ushtarë të UÇK-së

Gjyla Halili

Tashmë nuk janë në qeveri, ja çfarë do të bëjnë Grubi, Osmani e Shaqiri

Gjyla Halili

Tubim madhështor i AKI-së në Gradec – Kur qytetarët ndjejnë fuqinë e bashkimit

Gjyla Halili