AKTUALE

Deklarata e Vuçiqit, Xhaferi: Propagandë dhe tendencë e përgatitur kundër BDI-së

Kryeministri Talat Xhaferi në konferencë për media nga Sellca e Tetovës e ka quajtur propagandë anti-BDI të përgatitur nga opozita maqedonase, deklaratën e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas kryeministrit Xhaferi, këtë gjë tashmë e kuptojnë edhe fëmijët e djepit.  Shton se është tendencë për të penguar projeksionet dhe pritshmëritë që shqiptarët si popull i kanë.

“Për fat të keq ka shumë ndërhurje, është tendencë e kordinume kundër BDI-së, jam I bindur që qytetarët kanë komunikim të drejtë për drejtë. Është propagandë kundër BDI-së dhe kundër pritshmërive të shqiptarëve që si popull realizon projeksionet e veta. Ajo që propagohet se Vuçiqi po na mbron, sdo mend e kuptojnë edhe fëmijët në djep”, tha kryeministri Talat Xhaferi.

Banner

Related posts

Fetahu: Ramazani, mundësi për të forcuar lidhjet mes nesh, për të ushtruar tolerancën, mëshirën dhe humanizmin

Gjyla Halili

Taravari bashkë me BDI-në në zgjedhjet lokale? Ademi: S’ka negociata e marrëveshje formale

Gjyla Halili

Xhezair Shaqiri -Hoxha tregon çka i ka thënë Izet Mexhitit

Gjyla Halili