Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami deklaron se është biseduar që kryetari i Aleancës Shqiptare të jetë kandidati për president në këto zgjedhje.
“Po është biseduar që Taravari të jetë kandidat për president dhe shihet si kandidat i përshtatshëm për të qenë edhe kandidat shqiptar në këto zgjedhje”, ka deklaruar Kasami në “RTK”.
Kasami: Vetëvendosje pjesë e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut
Kasami ka thënë se Albin Kurti nuk është hera e parë që përkrah faktorin politik shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, është në vazhdën e atij kontributi si kryetar i Vetëvendosjes dhe tash si kryeministër i Kosovës.
Kreu i Besës ka thënë se Kurti së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në disa cikle zgjedhore kanë qenë edhe pjesë e kampanjave zgjedhore.
“Tash do të kemi një risi, ku përfaqësues apo eksponent të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, por edhe që janë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, do të jenë pjese ë listave zgjedhore për deputet në listat e opozitës së Bashkuar”, ka thënë Kasami.