Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencë për shtyp ka informuar qytetarët për masat e Ministrisë së Ekonomisë lidhur me energjetikën dhe efikasitetin energjetik.
Ai ka zbuluar se përmes thirrjeve publike do të ndahen vauçer për amvisëri për blerjen dhe instalimin e pajisjeve kondicionerë inverterë me efikasitet të lartë, raporton indeks.mk
“Rritja e efikasitetit energjetik të amvisërive, që nënkupton uljen e konsumit të energjisë elektrike, e si rrjedhojë edhe të shpenzimeve për energjensa për qytetarët, është një nga prioritetet në të cilat jemi fokusuar gjatë disa viteve të kaluara. Ministria e Ekonomisë në disa vitet e fundit në programet e punës ka zbatuar disa masa për rritjen e efikasitetit energjetik të amvisërive, edhe atë kryesisht përmes masave të subvencionimit për furnizimin e sobave me pelet si dhe zëvendësimin e dritareve PVC. Sot dua të informoj se në përputhje me Programin për nxitjen e efikasitetit energjetik të amvisërive për vitin 2024 dhe Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të rrezikuar të energjisë për vitin 2024, të cilat u miratuan nga Qeveria, Ministria e Ekonomisë këtë vit do të japë mbështetje financiare përmes ndarjes së vërtetimeve-vauçerë për blerjen dhe instalimin e pajisjeve kondicionerë inverterë me efikasitet të lartë, me qëllim të rritjes së efikasitetit të energjetit në shtëpitë e tyre dhe arritjen e kursimeve”, tha Bekteshi.
Ai ka folur edhe për shumën e mjeteve që do tu ndahen qytetarëve.
“Në përputhje me Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të rrezikuar të energjisë, personat me të ardhura të ulëta për person të vetëm (të ardhura të përgjithshme deri në 21.000 denarë), amvisëri me dy anëtarë (të ardhura të përgjithshme prej 30.000 denarë) dhe amvisëri me tre anëtarë (të ardhura të përgjithshme prej 35.000 denarë) do të mund të marrin vërtetim-vauçer me vlerë bruto 27.000 denarë për amvisëri, me TVSH të përfshirë për blerjen dhe instalimin e pajisjeve kondicionerë inverter me efikasitet të lartë, ndërsa personat me të ardhura të ulëta për amvisëri me katër anëtarë (të ardhura të përgjithshme prej 40.000 denarë) dhe amvisëritë me pesë e më shumë anëtarë (të ardhura të përgjithshme prej 45.000 denarë) do të mund të marrin vërtetim-vauçer për kondicioner inverter me vlerë bruto 30.000 denarë për familje, me TVSH të përfshirë. Mjetet e përgjithshme për realizimin e këtij programi arrijnë 45 milionë denarë mjete buxhetore (73 mijë euro)”, deklaroi Bekteshi.
Sipas ministrit një person në/nga një amvisëri mund të parashtrojë vetëm një kërkesë për dhënien e vërtetimit-vauçer për blerjen dhe instalimin e pajisjeve kondicionerë inverter me efikasitet të lartë.