Arbër Ajdini nga Sellca emërohet drejtor i ndërmarjes publike për transport publik ” Tetova Transport”-Tetovë.
Këtë e bën të ditur ai nēpërmjet një postimi në faqen zyrtare, i cili falenderon Kryetarin e Komunës së Tetovës z.Bilall Kasami për besimin e dhënë.
“Si drejtor i NP “Tetova Transport”-Tetovë, do të mbetem i përkushtuar profesionit dhe istitucionit që tani më është si shtëpi për mua”- ka shkruar Ajdini.
Ja postimi i plotë:
Pas një periudhe të gjatë pune të përbashkët me kolegët e mi, që nga fillimi i muajit janarë u nderova me detyrën e re Drejtor i Ndërmarrjes Publike për transport publik “Tetova Transport” – Tetovë.
Falemenderoj Kryetarin e Komunës së Tetovës z. Bilall Kasami që ma besoi këtë pozicion me kaq nder dhe përgjegjësi,gjithashtu falemenderoj shokët dhe strukturën e Lëvizjes Besa-Tetovë për suportin e dhënë.
Si Drejtor i NP “Tetova Transport” -Tetovë mbetem i përkushtuar profesionit dhe institucionit që tashmë është si një shtëpi për mua.