AKTUALE

Rruga drejt Matkës dhe këtë vit pa rregulluar, Arsovska: Së shpejti do të filloj rregullimi

Arsovska: Së shpejti do të fillojë rregullimi i rrugëve në Kanionin e Matkës

Kështu duken rrugët në Kanionin e Matkës.

“Rruga e cila të dërgon në Kanionin e Matkës edhe këtë vit nuk u rregullua. Njerëzit të cilët nuk deshen të prononcohen përpara kamerave thonë që kjo rrugë duhet të zgjerohet dhe rregullohet për shkak që kjo vështirëson kalimin me veturat e tyre”, raporton nga terreni gazetarja e KlanM, Neal Sejfulla.

Kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska tha që projekti për rikonstruimin e rrugës në kanionin e Matkës është drejt fundit dhe se së shpejti do të fillohet të punohet.

“Njëra ndër projektet tjera që do e realizojmë së bashku me Komunën e Sarajit është rikonstruimi i rrugës në Kanionin e Matkës, po ashtu në Matkën e Epërme do të zgjedhim problemin për mungesën e ujit dhe do bëjmë rregullimin e rrugës që të dërgon në Matkën e Epërme”, tha Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit.

Kanioni i Matkës është një ndër vendet më të frekuentuara në sezonin e verës që vizitohet nga një numër i madh i turistëve vendas dhe të huaj./KlanMacedonia

Related posts

Nënshkruhet marrëveshja mes BDI-së dhe Lëvizjes Populli për bashkëpunim

Gjyla Halili

100 mijë qytetarë të Maqedonisë në “zonën e rrezikut”, në pikëpyetje e drejta e tyre e votës?!

Gjyla Halili

Komuna e Çairit promovon filmin dokumentar “Gratë lirisë”

admin