BOTA

Kartelet meksikane të drogës, punëdhënësi i pestë më i madh në vend, thotë studimi (fotot)

Grupet e krimit të organizuar kanë rreth 175,000 anëtarë dhe mënyra më e mirë për të reduktuar dhunën është reduktimi i i anëtarësisë së tyre të re, thuhej sot në një studim nga vendi.

Kjo shifër i bën ata punëdhënësin e pestë më të madh në vend, sipas studimit të publikuar në revistën ‘Science’.

Duke përdorur të dhënat e dekadës së fundit për vrasjet, njerëzit e humbur burgosjet, dhe sjelljet e grupeve kriminale me njëra-tjetrën, dokumenti modelonte matematikisht numrin e anëtarëve të karteleve dhe sesi ato do të reagonin ndaj politikave të qeverisë.

Autorët thonin se mënyra më e mirë për reduktimin e dhunës është reduktimi anëtarësisë dhe i rekrutimit në grupe, pasi burgosja e të tjerë anëtarëve në fakt shtonte numrin e vrasjeve.

“Më shumë se 1.7 milionë njerëz janë të burgosur në Amerikën Latine dhe shtimi i njerëzve në burgjet e mbipopulluara nuk do të zgjidhë problemet e sigurisë”, shkruanin autorët.

Numri i vrasjeve në rajon llogaritet se është trefishuar nga viti 2007 deri në 2021 – ku qeveria raporton 27 viktima për çdo 100,000 banorë.

Në nivel kombëtar dy grupet kryesore kriminale, karteli Sinaloa dhe Jalisco Nueva Generation luftojnë për dominim, por ka dhjetra grupe të tjera që vihen në shërbim të atyre të mëdha dhe luftojnë beteja lokale për territor e biznes.

Prandaj dokumenti rekomandon reduktimin e rekrutimeve në këto grupe, si mënyrën e vetme të reduktimit të dhunës.

Analistja Victoria Dittmar tha për rrjetin TheGuardian, tha se shifrat janë gjithsesi relative dhe varen nga përkufizimi i ‘kartelit’ dhe anëtarësisë së tyre.

“Mund të jetë e vështirë të thuhet cila është një organizatë kriminale e cila jo, po politikanët që përfitojnë para, apo bashkëpunëtorë të tjerë të grupeve në biznes e në qeveri,” pyet Dittmar.

Dokumenti është pjesë e debatit për reduktimin e dhunës në Amerikën Latine që përfaqësohet nga dy mënyrat e ndryshme që përdoren në Mexico (për stilin më të butë) dhe në El Salvador (ku po aplikohen politikat më të ashpra).