28 vjeçarja Amber Watford, raportohet se është futur në makinën e policisë dhe është larguar me të kur oficerët nuk e kishin mendjen, teksa kishin ndaluar një tjetër shofer.
Çështja komplikohet pasi në sediljen e pasme të makinës ishte bashkëshorti i saj i sapo-prangosur nga policia, me te cilin ajo u largua.
Autoritetet në Alaska, SHBA kishin gjetur më vonë makinën disa kilometra nga vendi ku ishte vjedhur në komunitetin pranë liqenit Big Lake, qyteza me rreth 3,500 banore rreth 100 km në veriperëndim të kryeqytetit të shtetit verior, Anchorage.
Watford dhe bashkëshorti i saj Joshua, 38, u arrestuan një ditë më vonë, pasi ishin ndaluar për mungesë paraqitjeje në gjyq.
Ata duhet të përgjigjeshin për një akuzë drejtimi të mjetit në influencën e alkoolit, tha zyrtarja vendase e policisë Megan Peters.
Por pak pas ndalimit bashkëshortja e Watford i vodhi makinën policeve pasi sipas saj ata “nuk po tregoheshin bashkëpunues”, teksa qëndruan në arrati për gati 30 orë, para se të kontaktonin serisht me autoritetet.
Amber Watford përballet tashmë me akuza vjedhje makine, ndalim të punës së prokurorisë, njoftonin autoritetet.
Gruaja besohet se nuk ishte e kënaqur me mënyrën e trajtimit te bashkeshortit te saj nga oficerët, të cilët me pas thanë se nuk kërkohet asnjë person tjetër në lidhje me incidentin.
Hetimet vazhdojnë.
Top Channel