SPORT

Granit Xhaka shpallet futbollisti i vitit në Zvicër

Federata e Futbollit të Zvicrës e ka shpallur Granit Xhakën si lojtarin më të mirë të vitit 2022.

Mesfushori nga Kosova u nderua në “Natën e Futbollit të Zvicrës”, një ngjarje e organizuar nga Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) dhe Liga Zviceriane e Futbollit (SFL) në Casino Bern.

“Falënderoj edhe ata që nuk besuan tek unë, sepse më kanë shtyrë gjithmonë. Tre vjet më parë isha në Arsenal dhe tani jam këtu si lider. Çmimi do të thotë shumë për mua”, u shpreh Xhaka pas fitimit të çmimit.

Xhaka vitin e kaluar kishte kapur shifrën e 100 paraqitjeve me kombëtaren zvicerane, duke u bërë kështu një nga lojtarët e paktë që ka këtë shifër.Ai poashtu ka pasur një vit fantastik me Arsenalin në edicionin e ri, ku është lider i Premierligës.

Granit Xhaka në garën për këtë çmim mposhti Yann Sommerin dhe Manuel Akanjin.

Related posts

PSG do ta shkarkojë nga detyra trajnerin Galtier

admin

Në raportin e Interpolit përfshihen edhe dyshimet për kurdisje të rezultateve në Kosovë

admin

Messi në Barcelonë, në darkë i fton vetëm dy ish-bashkëlojtarë

admin

Leave a Comment