AKTUALE

Shkëlqen Nora, fiton të artën e parë të vitit

Nora Gjakova është kthyer në shkallën më të lartë të podiumit. Të premten në Grand Slamin e xhudos në Baku të Azerbajxhanit, Nora fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 57 kilogramë. Është e arta e parë e xhudistes kosovare në garat e mëdha të xhudos që nga Lojërat Olimpike të Tokios.

Në finale, Nora e mposhti gjeorgjianen Eteri Liparteliani. Ndaj saj tani ka bilanc 5:0. I ka fituar të gjitha pesë përballjet.

Finalja u dominua nga Nora, që fitoi me aksion për uazari.

Nora Gjakova ishte bartësja e katërt në Baku dhe ka pasur rrugë të gjatë e sfiduese deri tek e arta. Me medaljen e artë fitoi edhe 1000 pikë të rëndësishme në renditjen botërore. Pritet të përparojë për shumë pozita. Aktualisht është e nënta.

Nora e nisi ditën me fitore ndaj polakes Arleta Podolak. Ndaj saj fitoi me Ippon. Me Ippon e mposhti edhe gjermanen Seija Ballhaus në raundin e tretë. Në çerekfinale e kaloi francezen Priscilla Gneto, po ashtu me Ippon të bukur. Gjysmëfinalja ndaj turkes Hasret Bozkurt zgjati vetëm një minutë. Me mbërthim, Nora siguroi tjetër fitore me Ippon.

Për Norën është medalja e tretë e madhe këtë vit. Në Grand Slamin në Tbilisi në mars ishte e dyta. Në maj ishte e shtata në Botëror, ndërsa në Grand Slamin në Kazakistan, në qershor, ishte po ashtu e dyta.

Nora ka shkëlqyer në luftën në dysheme të premten dhe po e gjen formën e ritmin në muajt e fundit para Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.

Banner

Related posts

Bashkëpunim për humanizëm: Vazhdon iniciativa për dhurimin e gjakut

Gjyla Halili

Lladrovci për Ditën e Tokës: Ta ruajmë tokën nga ndotja!

Gjyla Halili

Nazmi Jakurti dhe Eni Çobani dy Moderatorët e “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024”

Gjyla Halili

Leave a Comment