AKTUALE

Hovenier: Themelimi i Asociacionit të bëhet me urgjencë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është ndër hapat e parë që duhet t’i ndërmarrë Kosova për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të arritur në Ohër me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Nëse e dëgjoni më vëmendje atë që ka thënë Josep Borrell pas takimit në Bruksel, ai ka thënë se si rrugë përpara janë dy pista paralele. Nevoja për të ecur përpara me një proces të besueshëm për hartimin e statutit të Asociacionit, është një pjesë e kësaj”

“Dhe kjo është gjëja kryesore që ne ja kemi kërkuar Kosovës. Është gjëja më e vështirë por gjëja kryesore që ne ja kemi kërkuar Kosovës në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Por njëkohësisht do të punohej në këto gjërat politike, në zbatimin e angazhimeve për normalizim të marrëdhënieve”, ka deklaruar Hovenier.

Ai thotë se këto procese paralele janë shumë normale për një vëzhgues të jashtëm të situatës në Kosovë.

“Për një vëzhgues të jashtëm kjo gjë duket e arsyeshme, procese paralele, pista paralele. Duhet të jepni pak dhe të merrni pak”.

Hovenier thotë se në fund të fundit do të ndodhin edhe Asociacioni edhe normalizimi

Related posts

Hapet thirrja për subvencionim të pajisjeve shtëpiake efiçiente dhe sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar

admin

Osmani: Pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës, Greqia na ka përkrahur në shumë procese ndërkombëtare

Gjyla Halili

Është rritur niveli i lumit Vardar dhe Drini i Zi

admin

Leave a Comment