SPORT

Atletikë/ Një suedez bëhet ‘Mbreti’ i kërcimit me shkop, vendos rekord të ri botëror

Armand Duplantis vazhdon të shkëlqejë dhe dominojë. Atleti suedez vendosi një tjetër rekord në kërcimin me shkop, duke tejkaluar veten në garën ku nuk njeh asnjë rival.

Në turneun Diamond League që po zhvillohet në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 23-vjeçari kërceu 6 metra e 23 centimetra.

Formacionet zyrtare/ Barcelona-Antwerp, Arbnor Muja nga minuta e parë
Një rekord botëror absolut, që kalon me 2 centimetra limitin e vendosur vetëm një vit më parë nga vetë Duplantis në Kampionatin Botëror.

Atleti suedez konfirmon në këtë mënyrë diktatin e vendosur në vitet e fundit, ku ka fituar të gjithë kompeticionet.

Në ditën e dytë të Diamond League u vendos një tjetër rekord botëror në atletikë siç ishte ai në 5 mijë metra.

Spektakolare paraqitja e atletes nga Etiopia, Gudaf Tsegai, që ndali kronometrin në 14 minuta e 21 të qindtat.

Një kohë fantastike, pasi thyen me 5 sekonda rekordin e vendosur nga kampionia olimpike, Fait Kipjegon.

Keniania nuk mori pjesë në këtë garë, pasi një ditë më parë triumfoi në garën e 1 mijë e 500 metrave.
./SYRI.net

Banner

Related posts

KF Tirana e shet Ismajlgecin në Bosnje për këtë shifër të parave

admin

Sot zhvillohet finalja e madhe e Carabao Cup

admin

Albin Kurti: Majlinda është simbol i suksesit të Kosovës – kampione në tatami, kampione në jetë dhe kampione përjetë

admin

Leave a Comment