AKTUALE

Zgjedhjet do ta zhduknin opozitën”, Mustafa reagon pas deklaratës së Kurtit

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh ish-kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti se zgjedhjet tani do ta zhduknin opozitën.

Ai tha se këto deklarata korrespondojnë me mënyrën sesi ai erdhi në pushtet.

Mustafa iu është bashkuar zërave që kanë kundërshtuar këto deklarata të Kurtit, duke marrë si argument deklaratën e tij të para 11 vjetëve se “zgjedhjet në Prishtinë do t’i fitojë me duar në xhepa”.

Sipas tij, punët që kishte bërë atëbotë, tregojnë se nuk ishin bërë me “duar në xhepa”.

Ish-kryetari i Prishtinës tha po ashtu se para se të ndërrohet Albin Kurti, duhet të ndryshojë opinioni.

“Po lexoj sot disa deklarata dhe shkrime që mundohen të kundërshtojnë z. Kurti i cili kishte thënë se zgjedhjet tani do ta zhduknin opozitën. Si argument të tyre kundër Kurtit e marrin deklaratën, time të para 11 viteve se zgjedhjet në Prishtinë do ti fitoj me duar në xhepa. Në mandatin që kisha dhënë këtë deklaratë në Prishtinë kishim ndërtuar mbi 25 shkolla në qytet dhe fshatra, mbi 30 terrene sportive e shumë qendra mjekësore, kishim filluar me të madhe gjelbërimin e qytetit, punohej në përfundimin e Fabrikës së ujit në Shkabaj, në investimet në kogjenerim për ngrohje të qytetit nga TC Kosova B, punohej në ndërtimin e Sheshit Ibrahim Rugova dhe atij Zahir Pajaziti, përfundohej rruga B, që është shndërruar tani në qendër alternative të Prishtinës, përfundoheshin kolektorët dhe ndërtimi i rrugëve mbi ta në Lakrishtë dhe te banesat sociale, trajtohej unaza e jashtme e Prishtinës…”.

Related posts

Fronti Europian festë madhështore në qendër të Tetovës

Gjyla Halili

BDI: Korridori 8 u dëshmua dhe konfirmua si një prej projekteve më të rëndësishme të BDI-së me relevancë strategjike

Gjyla Halili

Ademi: Kërkojmë përkrahje nga qytetarët për kandidaturën e Osmanit

Gjyla Halili

Leave a Comment