AKTUALE

Nis procesi i Censit në qarkun e Elbasanit, 550 persona “derë më derë” për të mbledhur të dhënat

Ashtu si në të gjithë vendin censi ka nisur sot edhe ne qarkun e Elbasanit ne të 7 bashkitë e tij.

Në qarkun e Elbasanit, në total te angazhuar 550 persona, ku 300 prej tyre të përbërë nga 46 grupe po punojnë në Elbasan, 52 persona të ndarë në 8 grupe po punojnë në Librazhd, 52 persona në 8 grupe punojnë në Gramsh, 61 persona të ndarë në 9 grupe po punojnë në Cërrik, 40 persona të ndarë në 7 grupe po punojnë në Belsh.

Ndërsa 40 të tjerë të ndarë po në 7 grupe po punojnë në Prrenjas, ku në krye të punës është 1 Mbikëqyrës, 6 kontrollorë, 32 anketues.

Në zonat ku ndoshta nuk mbulon interneti, tableti i ruan të dhënat dhe bëhet sinkronizimi në momentin që tableti lidhet me internet.

Procesi do të bëhet duke trokitur derë më derë në të gjitha familjet, në të gjitha ndërtesat e banesat dhe të dhënat do të mblidhen përmes një pyetësori në format elektronik në tablet. Kohëzgjatja do të jetë 6 javë deri në fund të tetorit.

Të gjithë të dhënat e grumbulluara do i referohen datës 18 shtator./Top-Channel.tv

Related posts

Më shumë po punojnë gratë/ Ndër shkaqet, emigrimi i burrave dhe industritë fasone

admin

Sot është ceremonia e pranim-dorëzimit të presidencës

Gjyla Halili

Takimi Osmani – Varheji – Kreu

admin

Leave a Comment