AKTUALE

Autobusi me ngjyrën rozë nesër nis rrugëtimin, ofron shërbim të mamografisë falas

Banner

Autobusi i ngjyrosur rozë do të fillojë nesër qarkullimin nga ora 11:00, e në të cilin do të ofrohet shërbim i mamografisë falas.

Nisja bëhet nga pritorja në rrugën “Luan Haradinaj”, konkretisht te Neë Born dhe e gjithë kjo në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit.

Shërbimi i mamografisë do të ofrohet falas edhe në tri Qendrat e Mjekësisë Familjare: në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, atë të lagjes “Dardania” dhe në QMF “Veternik”.

Ndërkohë, komuna ka falënderuar ekipet e basketbollit të Trepçës e Pejës, lojtarët e së cilave do të veshin bluzat “Race for the Cure Prishtina 2023” në shenjë mbështetje për fushatën e vetëdijësimit kundër kancerit të gjirit.

“Ju lutemi nëna, motra, gra, sidomos nëse jeni mbi 40 vjeç bëjeni mamografinë, është falas dhe mund ta bëni në Qendrat e mjekësisë familjare në lagjet “Qafa”, “Dardania” dhe “Veternik”. Kontrolli mund të shpëtojë jetë”, thuhet në reagimin e komunës.

Banner

Related posts

Zv. Kryeministri Fetai priti në takim koordinatoren e Përhershme të OKB-së në RMV, Rossana Dudziak

Gjyla Halili

Sela nuk ndalet, pas tubimeve fillon takimet nëpër oda

Gjyla Halili

Seancë solemne e Qeverisë me rastin e 24-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Gjyla Halili

Leave a Comment