AKTUALE

Mexhiti: A do të thirret në bisedë informative Pero Antiq?

Pero Antiq, kryetar i Federatës së Basketbollit të Maqedonisë së Veriut, kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq, i paska dhuruar një dhuratë me simbolin ogurzi 4 S. Lidhur me këtë ka reaguar vetëm Lubço Georgievski, ish kryetari i VMRO-DPMNE, duke theksuar se është një simbol nga i cili jemi dridhur deri në vitin 2001, kurse tash e shprehim si besnikëri ndaj botës serbe.

Përse akoma nuk reagojnë kryeministri Kovaçevski dhe kryetari Pendarovski, të cilët ashpër reaguan për valëvitjen e flamurit “autochtonus” në Tetovë. Përse hesht Artan Grubi? A do të duhet tani të ftohet në bisedë informative edhe Antiqi, siç u ftua Ganiu dhe Kasami!

Autochtonus nuk është hartë politike, por është krijimtari artistike, në të cilën autori i saj mundohet të përshkruaj vendet ku shqiptarët janë autokton, pra nuk ka asgjë të përbashkët as me Shqipërinë etnike e as me Shqipërinë e madhe e të vogël. Me ndëshkimin e atij që ka valëvit këtë flamur, Maqedonia e veriut vendos edhe deliktin verbal dhe censurën në krijimtarinë artistike.

Kënga për Shqipërinë etnike, por edhe autochtonus tashmë përdoren nëpër fusha sportive e tubime partiake, por asnjëherë nuk ka pasur këso energji negative politike. Kjo do të thotë se nuk është as çështja e hartës, as e gjërave tjera, por është çështja se dikujt i pengon shumë filozofia politike e Albin Kurtit dhe përkrahësve të tij në Maqedoninë e Veriut.Zhurnal.mk

Related posts

Gashi: Nuk kam ingerenca të propozoj kryetar të Komisionit për politikë sociale, por vetëm të caktoj një deputet për të thirrur seancat

Gjyla Halili

Nicholas Sinishtaj dhe përfaqësues nga diaspora takojnë krerët e komunës së Tuzit: “Rruga e Deçiqit po bëhet “

Gjyla Halili

Kongresi miraton projektligjin për ndalimin e imigrantëve padokumente, të akuzuar për vjedhje dhe krime të dhunshme

Gjyla Halili

Leave a Comment