BOTA

Irani sekuestron dy çisterna të huaja nafte me akuza kontrabande (fotot)

Marina e Iranit publikonte sot pamje të mjeteve detare të gardës revolucionare që sekuestronin dy çisterna nafte me flamur të Panamasë e Tanzanisë, me akuza kontrabande nafte në Gjirin Persik.

“Garda Revolucionare ka sekuestruar dy anije në dy ditët e fundit”, njoftonte televizioni shtetëror, duke cituar fjalën e gjeneralit Mohammad-Sharif Shirali.

“Çisternat e sekuestruara me flamurë të … Panamasë e Tanzanisë po transportonin më shumë se 1.5 milionë litra naftë e gaz iranian”, shtoi ai.

“Ushtria shoqëroi anijet e konfiskuara drejt portit të Mahshahr” në jugperëndim të vendit, shtoi Shirali.

“Tridhjetë e shtatë anëtarë të ekuipazhit u dorëzuan autoriteteve të drejtësisë në Mahshahr”.

Kohët e fundit dhe marina e SHBA ka intensifikuar prezencën e saj në Gjirin Persik dhe ka akuzuar Iranin për sekuestrime ose tentova sekuestrimi të anijeve që kalojnë në korridorin strategjik tregtar.

Herën e fundit SHBA njoftonte më 6 korrik se Irani sekuestroi një anije komerciale disa ditë pasi kishte raportuar nje tentativë të ngjashme me anije pranë brigjeve të Omanit.


Top Channel

Banner

Related posts

Vazhdojnë luftimet në Ukrainë, ndërsa rriten shpresat për negociata armëpushimi

admin

Tanku “Challenger 2” goditi minën përpara se të shënjestrohej nga droni

admin

Biden pret Von Der Leyen në Shtëpinë e Bardhë, diskutohet për mineralet kritike

admin

Leave a Comment