BOTA

Itali, përplaset autobusi me emigrantë/ Vdesin 2 shoferët, 25 të plagosur

Një aksident tragjik ndodhi në autostradën A1 në Fiano Romanotë Romës, ku përplasja e një autobusi që transportonte emigrantë ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy shoferëve.

25 persona mbetën të plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Aksidenti ndodhi kur autobusi i përdorur nga Prefektura e Agrigentos për të transferuar emigrantët nga qendrat e pritjes së Porto Empedocle në Piemonte, u përplas kokë më kokë me një automjet të tonazhit të rëndë.

Dy drejtuesit e mjeteve që nuk mundën t`i mbijetonin goditjes së fortë, janë të dy italianë, të moshave 32 dhe 35 vjeç. Emigrantët e përfshirë në aksident, u transportuan në objekte të ndryshme spitalore të zonës. Ata kishin zbritur së fundi në ishullin e Lampeduzës dhe po dërgoheshin në qendra të tjera pritjeje. Lampeduza është përballur këto ditë me një fluks klandestinësh.

7.000 emigrantë mbërritën brenda vetëm një dite në atë që konsiderohet si pika e hyrjes për azilkërkuesit që synojnë të lëvizin më pas drejt veriut dhe vendeve të tjera të BE-së. Rezidenca e vetme e emigrantëve në ishull ka një kapacitet prej rreth 450 shtretërish, e në këto kushte, autoritetet janë përpjekur t’i transferonin të mbërriturit në Siçili, ose në Kalabri.


Top Channel

Related posts

Aeroplanmbajtësja më moderne amerikane ankorohet në Split të Kroacisë

admin

Sërish viktima nga zjarret në Greqi, gjenden dy trupa të karbonizuar në Volos

admin

Vijojnë sulmet me dronë në Rusi pranë një centrali bërthamor dhe Moskës

admin

Leave a Comment