KOSOVË

Kosovë, konfiskohen pjesë të veturave, ulëse dhe enterier në vlerë 10 mijë euro

Pas parandalimit të tentativës së kontrabandës së auto pjesëve dhe instrumenteve tabelorë në pikë kalimin kufitar të Vermicës me datën 11 shtator 2023, njësitë e Doganës së Kosovës kanë vijuar hetime për të ndalur veprimtarinë e paligjshme të kësaj natyre.

Si rezultat i hetimeve është arritur të lokalizohet objekti ku këto pjesë të makinave tregtoheshi në mënyrë të padeklaruar. Pas identifikimit të lokacionit është bërë edhe bastisja e këtij lokacion në Fushë Kosovë.

Në objekt janë gjetur pjese rezervë, ulëse dhe pjese të tjera të enterierit të veturave. Personat përgjegjës nuk ka pasur dokumentacion përkatës dhe dyshohet se është i kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës. Vlera e mallit të konfiskuar llogaritet të jetë rreth 10,000 Euro.

Gjithashtu lidhur me ketë rast është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë./21Media

Related posts

Identifikohet vrasësi i 8 personave në Serbi, MPB me detaje rreth rastit

admin

TV21 në Mlladenovac/ Arrestohet vrasësi masiv, Vuçiq cakton konferencë të jashtëzakonshme për shtyp

admin

Do shkruaja statutin për asociacionin, BE nuk pranoi

admin

Leave a Comment