BOTA

Preku gazetaren gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, policia arreston spanjollin

Policia spanjolle ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një gazetare ndërsa ajo ishte në një lidhje live.

Isa Balado po raportonte për një grabitje në Madrid të martën, kur një person kaloi aty pranë dhe e preku tek fundi i saj. Gazetarja u përpoq që të vazhdonte raportimin e saj, por u ndërpre nga drejtuesi i programit.

“Isa, më fal që të ndërpreva, a të preku fundin?”, pyeti Naço Abad.

Gazetarja e konfirmoi ngacmimin dhe prezantuesi i emisionit i tha asaj që të drejtonte kamerën nga personi që e preku, i cili qëndronte pranë saj. Ai u pa në video duke qeshur dhe mohoi e kishte ngacmuar gazetaren.

Sipas njoftimit të policisë, personi që preku gazetaren gjatë raportimit live, u arrestua.

Mediaset Espana, lëshoi një deklaratë duke shprehur mbështetjen e saj për gazetaren Balado. Sipas kësaj media, kjo ishte një situatë absolutisht të patolerueshme dhe se refuzon kategorikisht çdo formë ngacmimi ose agresioni.

Ministrja e Punës e Spanjës Yolanda Díaz gjithashtu foli për incidentin, duke thënë se nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar.

Ky incident vjen në mes të një debati seksizmi në Spanjë, i shkaktuar nga ish-presidenti i FA spanjolle Luis Rubiales, i cili puthi në buzë fituesen e Kupës së Botës Jenni Hermoso.


Top Channel

Banner

Related posts

Italia nën alarmin e motit/ Reagojnë Meloni dhe Salvini: Situata është delikate, do rikthejmë shërbimet sa më shpejt

admin

Shkencëtari rus që qëndronte në krye misionit që dështoi në Hënë, dërgohet me urgjencë në spital

admin

Zgjedhjet presidenciale amerikane, Harris mbyll fushatën në Uashington, Trump në Florida

Gjyla Halili

Leave a Comment