BOTA

Shteti i parë që emëron ambasador në Afganistan, Kina dërgon përfaqësuesin

Kina është tashmë shteti i parë në botë që zyrtarisht ka emëruar ambasadorin e saj të ri në Afganistan, që pas marrjes së pushtetit nga talibanët.

Në Kabul ambasadori i ri kinez i dorëzoi kredencialet kryeministrit të Talibanëve Mullah Hassan.

Pekini nuk tregoi nëse emërimi i ambasadorit sinjalizon hapa drejt njohjes formale të talibanëve, ende të panjohur nga asnjë qeveri e huaj.

“Ky është një rotacion normal i ambasadorit të Kinës në Afganistan dhe synon të vazhdojë avancimin e dialogut dhe bashkëpunimit midis Kinës dhe Afganistanit”, tha Ministria e Jashtme kineze përmes një deklarate.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme në administratën talibane deklaroi se i dërguari i ri, Zhao Xing, është ambasadori i parë që ndonjë shtet ka dërguar në Afganistan, që kur talibanët morën pushtetin në gusht të vitit 2021.

Në Kabul ka diplomatë të tjerë që mbajnë postin e ambasadorit, por këtë pozitë ata e kanë marrë përpara se talibanët të ktheheshin në pushtet.

Shtete dhe institucione të tjera, sikurse Pakistani dhe Bashkimi Evropian kanë dërguar në Afganistan diplomatë të lartë për të udhëhequr misionet diplomatike kryesisht për punë, por ata nuk detyrohen të dorëzojnë kredencialet te autoritetet vendase, siç duhet në rastin e ambasadorëve.


Top Channel

Banner

Related posts

Plani i Reformës së Pensioneve shkakton greva dhe protesta të reja në Francë

admin

Turqia goditet sërish nga tërmeti

Gjyla Halili

Temperaturat do arrijnë mbi 40°C! Anticikloni afrikan pushton Mesdheun Perëndimor

admin

Leave a Comment