BOTA

Vullnetarët mbledhin ndihma për viktimat e tërmetit shkatërrimtar në Marok (fotot)

Vullnetarë të shumta ngarkonin sot kamionë me ndihma jashtë një supermarketi në Marrakesh për t’i dërguar drejt të prekurve nga tërmeti shkatërrimtar.

2500 njerëz llogaritet numri viktimave të tronditjes me magnitudë 6.8 75km në juglindje të Marrakesh në malet Atlas.

Megjithatë mbledhja e ndihmave ka rezultuar problematike pas raportimeve të marokenëve se iniciativat janë ndaluar nga autoritetet vendase.

“Na thanë se operacionet e ndihmave po pengohen për arsye të paditura. Ne nuk i shpërndajmë ato në zonat e katastrofës, por ia dërgojmë shoqatave kompetente”, tha një vullnetar i intervistuar”.

Ministria e brendshme mohonte se kishte penguar mbledhjen e donacioneve apo aksesin në rrugët e kalimit të mjeteve të ndihmave.

Ata përmendin gjithashtu se rregullat e donacioneve sinjalizonin se duhet të kryheshin vetëm përmes shoqatave të ligjshme.

Një vullnetare begle në Marrachesh shprehej e kënaqur me solidaritetin dhe bujarinë e treguar nga të pranishmit.

“Edhe njerëzit më të varfër po sjellin diçka, një pako sheqer apo vaj, me dëshirë të pastër për të ndihmuar. Është një vend me zemër të madhe dhe bujari”, tha Khalida, e ardhur nga Belgjika.

“Unë kam provuar vetë traumën e tërmetit, është e tmerrshme, jetuam jashtë për dy ditë, unë me tim bir. Falënderoj të gjithë ata që po ndihmojnë”, shtoi ajo.


Top Channel

Related posts

SHBA-ja dhe Britania sanksionojnë 7 rusë për krime kibernetike

admin

Arrestohet agjenti rus për përgatitjen e sulmit në Kiev

admin

Trump refuzon pyetjet për vaksinat COVID: Si republikan që jam, nuk është diçka e bukur për të folur (fotot)

admin

Leave a Comment