BOTA

Krye-republikani i Kongresit të SHBA kërkon hetim shkarkimi për presidentin Biden (fotot)

Kreu republikan i dhomës së përfaqësuesve në Kongresin amerikan Kevin Mcarthy, deklaroi sot hapjen e hetimeve të rrëzimit nga posti të presidentit Joe Biden.

Zhvillimi i pritur vjen pas presionit të vazhdueshëm të eksponentëve të djathtë të partisë së tij për hetime ose sanksione ndaj presidentit dhe të birit Hunter, për marrëveshje të errëta biznesi në Ukrainë.

“Po udhëzoj Komisionin e Kongresit të hapë hetimin formal të shkarkimit nga posti të presidentit Joe Biden,” tha Mcarthy duke sugjeruar se presidenti demokrat kishte gënjyer për lidhjet e huaja të biznesit të birit të tij Hunter.

“Përfaqësuesit republikanë kanë zbuluar akuza serioze e të besueshme për sjelljen profesionale të presidentit Biden, të cilat të marra së bashku flasin për një kulturë të gjerë korrupsioni”, tha Mcarthy.

Bizneset e birit të Biden, Hunter në Ukrainë, gjatë kohës që babai tij ishte zv. president me Barack Obama kanë qenë objektiv i vazhdueshëm i republikanëve dhe mediave që i mbështesin.

Ende nuk kanë publikuar prova konkrete që tregojnë se presidenti është përfshirë në veprime ilegale.

Shtëpia e Bardhë e dënoi menjëherë lëvizjen duke e quajtur “politikë ekstreme.”

“Republikanët po hetojnë presidentin prej 9 muajsh dhe nuk kanë gjetur asnjë provë për shkelje”, tha përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë Ian Sams, në një koment.

Mcarthy, i cili raportohet se ka bërë kompromise me krahun e djathtë të partisë së tij për të marrë postin e kryetarit, tha se akuzat e ngritura përbëjnë “abuzim me pushtetin, korrupsion dhe pengim të punës së drejtësisë”, të cilat nevojisin hetime të mëtejshme.

Demokratët e kanë denoncuar lëvizjen si politike, për të marrë hak për hetimet e shkarkimit ndaj ish-presidentit republikan Donald Trump.


Top Channel

Related posts

Shkurtohet kohëzgjatja e procesit për azil në Gjermani

Gjyla Halili

SHBA e sanksionon një kompani serbe që mbështet Rusinë

admin

Shpërthime në dy qytete në Rusi

admin

Leave a Comment