SHOWBIZ

“Neptun Makedonija” – Inteligjenca artificiale për avancimin e shërbimeve dhe shitjeve të saj

Ndjekja e tendencave më bashkëkohore në shitje dhe përshtatja me nevojat e klientëve është baza mbi të cilën kompania “Neptun” krijon dhe realizon planet e saj të zhvillimit. Si lider në shitjen me pakicë dhe shpërndarjen e pajisjeve elektronike dhe teknikës së bardhë, “Neptun” në punën e përditshme, prezanton risitë teknologjike më të avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale, për të avancuar shërbimet e veta dhe për të përshtatur në kohën më të shkurtër të mundshme ofertën me tendencat moderne, kërkesat dhe pritjet e klientëve.

Inteligjenca artificiale po transformon çdo aspekt të biznesit, duke përfshirë shitjet dhe përvojën e klientëve.Kjo është arsyeja pse “Neptun” përdor teknologjitë moderne për të parashikuar trendet e shitjes me pakicë dhe për të hartuar përvojat e përdoruesve, duke ofruar shërbime të personalizuara për çdo klient. Në të njëjtën kohë, ajo detekton trendet e ardhshme në ofertën e teknikës së bardhë dhe elektronikës dhe, në bashkëpunim me partnerët e saj afatgjatë, ofron teknologjitë e reja në kohën më të shkurtër të mundshme, duke i vënë ato në dispozicion të konsumatorëve të saj menjëherë pas prezantimit zyrtar të risive të tregjeve kryesore botërore. Me ndihmën e mjeteve të inteligjencës artificiale, “Neptun” optimizon proceset e shitjeve dhe ndihmon ekipet e tij të shitjeve të punojnë më shpejt dhe me efikasitet.

Planet e zhvillimit të “Neptun” lidhen kryesisht me avancimin e mëtejshëm të përvojës së përdoruesit.

– Kompania investon vazhdimisht në teknologji të reja që lehtësojnë e-tregtinë, si dhe në zhvillimin e aplikacioneve dhe platformave që mundësojnë kënaqësi maksimale në blerje. Përveç inovacioneve teknologjike, ekipi i “Neptun” zhvillon dhe ofron shërbime të shumta shtesë që ofrojnë vlerë të shtuar për përvojën e konsumatorit, siç janë shërbimet e financimit të menjëhershëm, sigurimi shtesë për produktet e blera, mënyra të ndryshme dërgimi të përshtatura me nevojat e konsumatorëve dhe shumë të tjera. Qëllimi përfundimtar është krijimi i një eksperience superiore për klientët tanë duke ofruar një gamë të gjerë platformash dhe kanalesh – thekson nga “Neptun”.

Nga kompania theksojnë se në periudhën e ardhshme para “Neptun-it” ka sfida të mëdha në drejtim të krijimit të mundësive të reja për klientët, partnerët dhe bashkëpunëtorët, me të cilat kompania do të vazhdojë të ndjekë ritmin e punës moderne.

Related posts

Pse duhet të pini çaj jeshil çdo natë para gjumit?

admin

Dhurata të bukura dhe të zgjuara për të dashurit tuaj këtë Shën Valentin

admin

Arta Bajrami ka një porosi për kolegët pas rikthimit në muzikë

admin

Leave a Comment