BOTA

Katër të vdekur nga përplasja e autobusit të turistëve nga mjeti jashtë kontrolli në veri të Greqisë (fotot)

Katër njerez kanë humbur jetën dje pas përplasjes së një autobusi turistësh dhe një makine në një autostradë në Greqi.

Autobusi i madh turistik me targa serbe ishte i mbushur me rreth 70 pasagjerë.

Tragjikisht automjeti që i vogël që vinte në drejtim të kundërt, raportohet se në momentin e këmbimit kishte papritur humbur kontrollin ishte përplasur kokë më kokë me autobusin.

Pamjet nga vendngjarja në Kilkis në veri të Greqisë, tregojnë autobusin e përmbysur në një hendek në anë të rrugës me dritaret e thyera.

Katër viktimat ishin të gjithë pasagjerët e makinës që humbi papritur kontrollin, të cilët besohet se ishin tre grekë dhe një qytetar rus.

Kreu i zjarrfikësave greke Giannis Artopoios tha se dhe një makinë e dytë ishte përfshirë në aksident, ku dy persona u plagosën.

Shoferi i autobusit dëshmoi se makina me kater pasagjerët po vinte në drejtim të kundërt, kur papritur goditi ballë për ballë autobusin, i cili u përmbys dhe ra në hendekun pranë rrugës.

Në makinë e dytë të përfshirë gjendej një grua serbe dhe një fëmijë, të cilët u plagosën.

Mediat vendase thanë se 49 pasagjerë të plagosur nga autobusi ishin dërguar në spitalet e Kilkis dhe atë të Selanikut.

Rrjeti grek Kathimerini tha se turistët serbë po udhëtonin drejt qytetit bregdetar Asprovalta me pushime.

Policia vendase tha se vijon të hetojë ngjarjen e rëndë.

Incidenti vjen në një kohë kur disa zona të Greqisë janë goditur rëndë nga përmbytjet dhe më herët nga zjarret në periudhën e verës.