SHQIPËRI

“Gjak dhe mbi 100 të shtëna”, grekët kërkojnë ndihmë nga Gjermania për zbardhjen e masakrës së Athinës

EL.AS ka nisur kërkimet për gjetjen e autorëve të ekzekutimit mafioz të gjashtë personave me origjinë shqiptare në Lutsë. Që në momentin e parë, personat e Sigurimit të Atikës kanë shkuar në vendngjarje, kanë krijuar…

EL.AS ka nisur kërkimet për gjetjen e autorëve të ekzekutimit mafioz të gjashtë personave me origjinë shqiptare në Lutsë.

Që në momentin e parë, personat e Sigurimit të Atikës kanë shkuar në vendngjarje, kanë krijuar një perimetër rreth zonës dhe kanë mbledhur të paktën 25 gëzhoja nga një pistoletë 9 mm.

Vlerësimet e para të Autoriteteve silleshin rreth dy versioneve: Një takim me vdekje ose një pritë.

Informacionet më të reja tregojnë se skenari më i mundshëm ka të bëjë me shlyerjen e llogarive për një rast të lidhur me drogën.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 18:00.

Mediet greke bëjnë me dije se është kërkuar bashkëpunimi i autoriteteve gjermane nëpërmjet Interpolit, pasi automjeti në të cilin udhëtonin viktimat ishte me targa gjermane dhe autoritetet greke kërkojnë që të zbardhet origjina e mjetit.

Policia është në kërkim të një motori dhe një mjeti, me të cilët dyshohet se janë arratisur autorët.

“Ata i kishin mbuluar trupat”

Një banor i zonës tha se dëgjoi një sërë të shtëna armësh: “Unë jetoj në rrugën më poshtë. Isha në kompjuter dhe dëgjova të shtëna të vazhdueshme, kështu që e dija se ishte një armë. Dëgjova disa herë “pop, pop, pop”. Dhe më pas, pasi mbaruan, filluan sërish, pra brenda pak sekondash, “pop – pop – pop”, dmth vazhduan pa pushim. Kjo, them, është padyshim një armë, sepse të hënën nuk bëhet fjalë për pagëzime, dasma apo ahengje. Isha i shqetësuar sepse është lagjja jonë këtu. Po them a ka ndodhur ndonjë gjë tragjike, dhunë në familje e të tilla. Kur dola pashë që kishtye ardhur policia dhe i kishte mbuluar kufomat.

Related posts

Një nxënëse tregon tmerrin që ndodhi në klasë nga sulmi që la nëntë të vrarë në një shkollë në Beograd

admin

Tabaku kundër nxjerrjes së kandidatëve në Tiranë, Durrës dhe Elbasan: Po thellojmë përçarjen!

admin

Greqia ka një përgjigje për Serbinë: Abstenuam në KiE sepse ju premtuat se s’do ta bllokoni Kosovën

admin

Leave a Comment