SPORT

“Jam i lumtur për shqiptarët”, Sylvinho premton: Seriozitet maksimal edhe në 3 finalet e mbetura

Sylvinho

Shqipëria bindi edhe më skeptikët mbrëmë, teksa ia doli të triumfojë ndaj një rivali mjaft të vështirë si Polonia. Një sukses 2-0 me meritë dhe tashmë kualifikimi në Europian është mëse i mundur. Nëse kuqezinjtë po bëjnë paraqitje të mira, padyshim se një meritë e ka edhe trajneri Sylvinho. Tekniku brazilian ka bërë një postim në rrjetet sociale, një ditë pas sfidës në “Air Albania”.

“Një javë me një punë fantastike dhe rezultate të rëndësishme. Jam shumë i lumtur që këto rezultate i kanë sjellë shumë lumturi të gjithë shqiptarëve. Kemi përpara tre finale dhe do të vazhdojmë të punojmë me seriozitet maksimal, zemër e shpirt për të arritur objektivin tonë final, Forca Shqipëri” – Shkruan ai. Ekipi kuqezi mbyll kështu ndeshjet e muajit shtator me 4 pikë, pasi përveç fitores me polakët, përfaqësuesja jonë barazoi para pak ditësh 1-1 me Çekinë.

(BalkanWeb)

Related posts

Ronaldo zgjedh formacionin më të mirë në histori të futbollit

admin

Dortmund me një dorë te titulli

admin

Kosova me katër gjyqtarë të licencuar në FIBA

admin

Leave a Comment