BOTA

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës pohon lajmin: Kemi rimarrë platformat e shpimit në det të hapur pranë Krimesë

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës thotë se ka rimarrë një numër platformash shpimi në det të hapur pranë Krimesë. 

Platformat janë pushtuar që nga viti 2015 dhe që atëherë kanë shërbyer për një sërë qëllimesh ushtarake – të tilla si vendet e uljes së helikopterëve.

Platformat, të emërtuara nga inteligjenca ushtarake si “Petro Godovalets”, “Ukraina”, “Tavrida” dhe “Syvash” u kthyen në Ukrainë pas asaj që e përshkroi si një “operacion unik [ushtarak]”.

Forcat speciale, të cilat kryen operacionin, gjetën “një rezervë municionesh helikopterësh të tipit NAR (raketat ajrore të padrejtuara), si dhe radarin Neva, i cili mund të gjurmojë lëvizjen e anijeve në Detin e Zi”, tha DIU në Telegram.

“Gjatë një faze të këtij operacioni u zhvillua një betejë midis forcave speciale ukrainase në varka dhe një avioni luftarak rus Su-30. Si rezultat i betejës, avioni rus u dëmtua dhe u detyrua të tërhiqej. Nuk kishte asnjë konfirmim për ndonjë viktimë dhe nuk ka pasur asnjë verifikim që platformat janë me të vërtetë përsëri në duart e Ukrainës.”


Top Channel

Related posts

Liban, mbyten tre fëmijë pas vërshimit të reshjeve të shiut

admin

Scholz: Dashuria për paqen nuk do të thotë nënshtrim

admin

Sherr me armë në Athinë, raportohet për pesë viktima

admin

Leave a Comment