Presidenti i SHBA-së Joe Biden u largua nga samiti i rëndësishëm i G20, për të mbërritur në Vietnam këtë të dielë për të thelluar bashkëpunimin midis dy kombeve.
Biden fluturoi nga Nju Delhi për t’u takuar me liderin e Partisë Komuniste në pushtet të Vietnamit, Nguyen Phu Trong, për të nënshkruar dakordësimet.
Ata do të zhvillojnë bisedime të detajuara mbi furnizimet e mineraleve të rralla të tokës të përdorura në prodhimin e pajisjeve të teknologjisë së lartë si telefonat inteligjentë dhe bateritë e makinave elektrike.
Shtetet e Bashkuara deklaruan se Vietnami, me depozitat e dyta më të mëdha në botë të tokave me pasuri të rralla, duhet të ketë më pak burime nga Kina pasi goditjet e zinxhirit të furnizimit tronditën ekonominë globale vitet e fundit.
Muajin e kaluar, Biden lëvizi për të kufizuar investimet amerikane në teknologjinë kineze në fusha të ndjeshme, duke përfshirë inteligjencën artificiale.
Për Vietnamin, përmirësimi i marrëdhënieve diplomatike është i rëndësishëm, ndërsa së fundmi ka pasur zëra se po furnizon fshehurazi Rusinë me armë në kundërshtim me sanksionet e SHBA.
Me këtë vizitë të Biden, lideri i Vietnamit ka si qëllim ti tregojë SHBA-së se nuk mban anë në lidhje me rivalitetin e tyre me Kinën.
Top Channel