AKTUALE

Plazh edhe në shtator, Durrësi vijon të presë turistë

Edhe pse jemi në muajin shtator, hotelet dhe plazhet e Durrësit janë plot me pushues. Temperaturat e larta kanë bërë që shume turistë të huaj dhe nga trevat shqipfolëse të vijojnë pushimet në shtator.

“Pushimi për mua është më mirë në qershor, në fillim dhe në shtator”, thotë një pushues. “Shtatori është më i qetë”, thotë një tjetër.

Të huajt thonë se ndjehen mirë këtu, moti është i ngrohte dhe plazhet e bukura. “Është vend i qetë, mot i mirë dhe birra është e mirë”, thotë një turist.

Qetësia, pastërtia por edhe çmimet më të lira, e bën këtë periudhë të vitit mjaft të pëlqyer për edhe për shumë pushues të cilët tjerë.

Sipas të dhënave nga njësitë turistikë dhe akomoduese në Durrës, ky sezon ka qenë mjaft i suksesshëm, ndërsa hotelet janë të rezervuar deri ne fund të shtatorit./gazetatema.net

Banner

Related posts

Stoilkoviç me vendim qeverie dëbon nga ndërtesa agjensionin për zbatimin e gjuhës shqipe, VLEN heshti në qeveri (Dokument)

Gjyla Halili

Bashkëraportuesit e Asamblesë Parlamentare të KE-së u bënë thirrje autoriteteve të RMV-së të luftojnë korrupsionin

Gjyla Halili

Taravari për ndryshimet kushtetuese: Isha optimist kur e formuam Qeverinë, por sot më duket e vështirë!

Gjyla Halili

Leave a Comment