BOTA

Pas përmbytjeve vjen balta! Banorët e zonave të katastrofës në Greqi, me frikë dhe pasiguri

Megjithëse reshjet e shiut kanë pushuar banorët e Thesalisë po përjetojnë një prej katastrofave më të mëdha në dekadat e fundit në Greqi, si dhe frikë dhe pasiguri për të ardhmen, pas goditjes së fuqishme të stuhisë Daniel në zonat qendrore të vendit.

Komuna Palamas dhe fshatrat përreth janë të gjitha nën ujë, ndërkohë që natën dhe ditën zhvillohen operacione shpëtimi për banorët e izoluar  që presin mbi çatitë e shtëpive të tyre. Të tjerë nuk përmbajnë dot dëshpërimin.

“Të paktën ne (arritëm) të dilnim dhe të mos mbytemi. Kishte kaq shumë njerëz brenda, përfshirë fëmijë të vegjël. Uji ishte deri këtu”, thotë një banore.

Në alarm të kuq ndodhet edhe qyteti i Larisës pasi ujërat e lumit Pinios që ka dal prej dy ditësh nga shtrati pasi kaloi nivelin prej 10 metrash , kanë përmbytur lagje të tëra  . Mesazhe urgjente nga numri 112 që i paralajmëron për tu larguar, kanë marrë të shtunën në mesditë banorët e të paktën 6 fshatrave përreth qytetit.

Me baltën dhe shkatërrimin po luftojnë dhe zonat rreth Trikalës apo edhe qyteti i Volosit, që po vuan për ujë të pijshëm, bashkë me shumë fshatra në zonin e Pilios. Në fshatin Koskinas është duke u zhvilluar një operacion i madh me varka që janë nisur drejt Metamorfosit të Kardicës, që është  përmbytur.

“Këtu jetoja. U zgjova në orën pesë, isha duke fjetur, dhe vura dorën poshtë dhe ndjeva diçka të ftohtë. Dhe them – çfarë po ndodh? Ujë. Gjysmë metër ujë. U Tmerrova . Me vështirësi hapa derën dhe nxora babain jashtë”, shprehet një banor i Komunës Palamas.

Në një prej bazave të krijuar për të pritur të shpërngulurit  banorët marrin kujdesin e ekipeve të shpëtimit dhe u ofrohet ushqim, ujë, ndihmë mjekësore dhe shtretër të pastër. Të sëmurët dërgohen me helikopter në spitalin e Larisës.

Pas publikimit të disa pamjeve televizive pranë aeroportit Stefanosfki  që tregojnë se uji ka mbërritur tek helikopterët ushtarakë në këtë bazë , Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë raporton se ata janë të sigurt, dhe janë transportuar  në pjesën e thatë të pistës së aeroportit Volos.

Deri tani autoritet greke bëjnë me dije se numri zyrtar i viktimave arrin në dhjetë dhe të paktën 4 persona konsoderohen të zhdukur. Mbi 80.000 hektarë , shumica tokë bujqësore ndodhet nën ujë sipas hartës së fundit satelitore të Shërbimit Meteorologjik të vendit. Frika më e madhe sipas specialistëve është shpërthimi i sëmundjeve dhe epidemive pasi ferma të tëra me bagëti janë përmbytur , ndërsa janë shkatërruar edhe kanalet e ujërave të zeza.


Top Channel

Related posts

Moska raketa drejt Ukrainës, 7 të vrarë dhe 90 të plagosur

admin

Piloti që ngrihej nga rezorti spanjoll i kërkon 20 pasagjerëve të zbresin se avioni ishte ‘tepër i rëndë’, 19 pranojnë dëmshpërblimin (fotot)

admin

Vritet zëvendëskomandanti i policisë së Louisianas të SHBA-së

admin

Leave a Comment