BOTA

Reshjet më të mëdha në 140 vjet, përmbytje katastrofike në Hong Kong

Banner

Hong Kongu është vërshuar pas reshjeve më të mëdha të shiut për pothuajse 140 vjet, duke përmbytur rrugët e qytetit e disa stacione të metrove dhe duke detyruar mbylljen e disa shkollave.

Autoritetet në qendrën e teknologjisë kineze në Shenzhen, regjistruan reshjet më të mëdha të shiut që kur nisi regjistrimi i tyre më 1952.

Ndryshimet klimatike kanë intensifikuar stuhitë tropikale, kanë thënë ekspertët, duke shkaktuar shira dhe erëra më të fuqishme që po shkaktojnë dëme të mëdha.

Reshjet e shiut në Hong Kong nisën të enjten dhe autoritetet thanë se regjistruan 158.1 milimetra reshje në orë, që është vlera më e lartë që kur nisën regjistrimet më 1884.

Autoritetet lëshuan paralajmërimin për vështrime, ndërkaq ekipet e shpëtimit u përfshin në operacione të shpëtimit në disa zona.

“Banorët që jetojnë afër lumenjve duhet të jenë të vetëdijshëm për kushtet e motit dhe duhet ta shqyrtojnë mundësinë e evakuimit të tyre”, tha vëzhguesi për motin në Hong Kong.

Autoritetet kanë paralajmëruar edhe për mundësi të rrëshqitjeve të dheut.

Sekretari i Hong Kongut, Eric Chan, gjatë një konference për media tha se reshje si këto “ndodhin një herë në një shekull” duke shtuar se kushtet ekstreme të motit do të vazhdojnë deri në mesnatë, sipas kohës lokale.

Autoritetet spitalore thanë të premten se të paktën 110 persona kanë kërkuar ndihmë, ndërkaq katër janë në gjendje serioze për shkak të lëndimeve të pësuara si pasojë e motit të ligë.

Hong Kongu ishte goditur nga një tajfun i fuqishëm më 2018 dhe sipas autoriteteve vlera e dëmeve ishte të paktën 470 milionë dollarë.


Top Channel

Banner

Related posts

Më 15 mars 1991 u rivendosën marrëdhëniet diplomatike Shqipëri – SHBA

Gjyla Halili

Tajfun shkatërrimtar në Japoni! Bllokohen turistët, dëmtohen rëndë linjat energjetike

admin

“Putin nuk ka guxuar t’i afrohet NATO-s”/ Sekretari britanik i Mbrojtjes: Rusia është shumë më e brishtë

admin

Leave a Comment