AKTUALE

Zyrtari i BE-së: Sanksionet ndaj Kosovës janë të përkohshme dhe hap i kthyeshëm

Sanksionet e vendosura nga BE-ja janë “të përkohshme dhe hap i kthyeshëm” kështu tha Shefi për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi.

Siç është shprehur ai në Qeverinë e Kosovës, sapo të arrihet depërshkallëzimi i situatës në veri në përputhje me rekomandimet e BE-së, Kosovës do t’i kthehet ndihma financiare dhe politike.

Ai ka thënë se shpreson që deeskalimi të ndodhë sa më shpejt, në mënyrë që BE-ja ta kthejë fokusin e saj në reformën e Kosovës, e cila është vendimtare për integrim.

“Në këtë drejtim, BE-ja ka miratuar një sërë masash për ta bërë të qartë mesazhin dhe ka pezulluar dispozitën për ndihmën financiare për Kosovën”, tha ai.

Këtë deklaratë, ai e ka bërë pas konferencës për medie me ministrin e Mjedisit, Liburn Aliu, rreth udhëzimit administrativ për qeset e plastikës

Banner

Related posts

Krenar Lloga: Një vëzhgues i Frontit u nxjerrë jashtë, që të manipulohet rezultati

Gjyla Halili

RMV-ja për herë të parë me presidente – Cilat janë kompetencat e presidentit të RMV-së?!

Gjyla Halili

Nuk u miratua Ligji për Lojërat e Fatit, Ademi: Opozita shqiptare bashkë me VMRO-në mbrojnë monopolin e kazinove dhe jo interesin qytetar!

Gjyla Halili

Leave a Comment