KOSOVË

Greqi, stuhia “Daniel” shkakton dëme materiale dhe të paktën 1 viktimë

Banner

Mijëra qytetarë të Greqisë janë detyruar të braktisin pronat për të shpëtuar jetën nga stuhia shkatërrimtare “Daniel”, e cila e ka pasur epiqendrën e saj në qytetin e Volosit.

Një burrë ka humbur jetën dhe një tjetër vazhdon të jetë i zhdukur, ndërkohë që shumë fshatra në Pelion (Korto, Milina, Kalamos, Tsagarada, Agios Joanis, Argalasti) kanë pësuar dëme të mëdha dhe mbeten të bllokuara.

Rrebeshet nxorën lumenjtë nga shtrati, rrugët janë prerë në gjysmë, urat janë rrëzuar ndërsa plazhet janë mbushur me makina e tërhequra aty nga forca e ujit.

Meteorologët kishin paralajmëruar për reshjet më të mëdha të shiut në historinë e Greqisë. Vetëm Zagora regjistroi më shumë se 500 milimetra shi në një ditë, kur reshjet vjetore në Athinë arrijnë rreth 400 milimetra.

Burime nga Ministria e Brendshme i thanë gazetës “Kathimerini” se qytetarët u njoftuan në kohë nga autoritetet bashkiake, sidoqoftë, veçanërisht në Pelion, ku ka ende turistë dhe njerëz me pushime në fshatra, “ka qenë shumë e vështirë të evakuohen të gjithë.”

Kryeministri Kirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis) tha se stuhia, si edhe zjarret gjatë verës, janë pasojë e ndryshimeve klimatike. Ai pranoi se qeveria e tij “nuk i menaxhoi si duhet gjërat” për sa i përket vatrave të zjarrit./Kathimerini

Banner

Related posts

Lista Serbe i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme eventuale

admin

Ndërron jetë ish-gazetari dhe zyrtari i MPJD-së, Arben Rugova

Gjyla Halili

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve vazhdon të hënën

admin

Leave a Comment