SPORT

Cikalleshi: Duhet të japim maksimumin për historinë, kemi nevojë për mbështetje

Këtë javë dalin burrat në shesh.

Kemi nevojë për mbështetjen e medias dhe tifozëve sepse duke qenë bashkë, ia arrijmë kësaj ëndrre. Është një ekip që do të vuajmë por jemi gati sepse kemi shënuar, kemi luajtur dhe mbrojtësit kanë minuta. Jemi në moment shumë të mirë por ndeshja do të kalojë dhe më shumë mundësi i jap angazhimit dhe ju siguroj se do të jetë.

Goli ndaj Çekisë në miqësore? Shumë mirë të jetë e vërtetë. Nëse do të shënoja sërish, do të ishte kënaqësi e veçantë. Ka qenë miqësore dhe nuk dua të mbetem atje. Të dyja skuadrave ju kam shënuar por do të preferoja që nëse unë ose ndonjë tjetër të shënojmë gjysmë goli, të merrnim 3 pikë.

Janë 3-4 ditë deri te ndeshja e parë por lojtarin e bën klubi dhe stërvitja që bën çdo ditë.

Të gjithë janë të gatshëm dhe pse kemi pak ditë, filozofinë e kemi marrë dhe e kemi kuptuar. Kemi një stil loje që po e aplikojmë.

Edhe pse janë pak ditë, kemi kohë për atë që kërkon trajneri dhe duhet ta aplikojmë në fushë.

Ne nuk jemi Kombëtare që arrijmë në Botëror ose Europian çdo 2 vite por tani kemi mundësi të realizojmë ëndrrën. Kemi arritur vetëm 1 herë dhe kemi mundësi për të arritur për herë të dytë.

Këto dy ndeshje janë më të rëndësishmet dhe unë nuk dua të flas për ëndrrën për t’u kualifikuar sepse mund të hapë punë edhe ndeshja me Ishujt Faroe por duke pasur një objektiv të qartë, duhet të mendojmë vetëm Çekinë dhe për të marrë 3 pikët. Nëse nuk i arrijmë, duhet të mos dalim të humbur”, tha Cikalleshi.

/BotaSot/

Related posts

Laporta: Këtë vit ëndërroj ta fitojmë ligën, jemi në rrugën e duhur

admin

Celtic po kërkon për trajner të ri

admin

Max Verstappen fiton garën e parë të sezonit

admin

Leave a Comment