AKTUALE

Osmani takon Ramën: Kosova e Shqipëria t’i hapin rrugë integrimit

Banner

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin diskutuan mbi të ardhmen e dy vendeve dhe rritjen e bashkëpunimit.

Në komunikatën e Presidencës u bë e ditur se Osmani është shprehur pro rrugës për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar.

“Një bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë. Duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja Osmani ka shtuar se në raport me procesin e dialogut me Serbinë, Kosova është palë konstruktive, duke përmendur njohjen reciproke, ruajtjen e integritetit territorial, sovranitetit, rendit kushtetues dhe funksionalitetit institucional.

“Presidentja Osmani dhe kryeministri Rama shprehën optimizmin e tyre për të ardhmen e marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri dhe vunë theksin në potencialin për rritje të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm”, thuhet në komunikatë.

Banner

Related posts

Avokati i Popullit do të hetojë rastin me foshnjën me tuberkulozë që ndërroi jetë në Klinikën e Fëmijëve në Shkup

admin

Ligji i Gjuhëve, Siljanovska: Gjykatësit të jenë të guximshëm dhe gjatë marrjes së vendimeve të mbështeten në Kushtetutë

Gjyla Halili

NATO-ja do të dërgojë dhjetëra mijëra tenda në Turqi

admin

Leave a Comment