AKTUALE

Lajçak: Gjitha marrëveshjet e dialogut valide dhe duhen zbatuar pa vonesa

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se po përgatiten për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 14 shtator në Bruksel.

Lajçak në postim në Facebook ka treguar se çfarë ka biseduar me Kurtin e Vuçiqin gjatë kësaj jave.

Me Kurtin ai është takuar në Bled të Sllovenisë këtë javë, ndërsa me Vuçiqin është takuar në Beograd.

Lajçak ka thënë se me Kurtin ka ngritur shqetësimin rreth situatës në veri të Kosovës.

“Në Bled, unë kisha takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ne biseduam për përgatitjet për takimin e radhës të nivelit të lartë në shtator, me përqendrim te normalizimi i marrëdhënieve dhe zbatimi i deklaratës së BE-së të 3 qershorit. Po ashtu kam ngritur shqetësimin rreth situatës në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak ka thënë se dy liderëve ua ka kujtuar se gjitha marrëveshjet e dialogut janë valide dhe duhet zbatuar plotësisht dhe pa vonesa.

“Nga Bledi, udhëtova në Beograd, ku u takova me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kemi biseduar në detaje për përpjekjet për ulje të tensioneve dhe mbajtje të zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e gjitha marrëveshjeve të dialogut. Ua kam kujtuar të dy liderëve se gjitha marrëveshjet e dialogut mbesin valide dhe detyruese për të dyja palët dhe duhet zbatuar plotësisht dhe pa kushte apo vonesa. Diskutimet tona do të vazhdojnë dhe po bëhemi gati për takimin e liderëve në Bruksel më 14 shtator për një rund të ri të dialogut të nivelit të lartë”, ka shkruar Lajçak.

Related posts

Demolohet shtabi i VLEN në Lagjen e Trimave në Kumanovë

Gjyla Halili

Abdul-Selam Selami në Zvicër takon ambasadoren Muftarovska

admin

Kuzeska: Qytetarët treguan kapacitete demokratike dhe institucionet treguan pjekuri

Gjyla Halili

Leave a Comment